Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se partia që ai drejton ka shënuar rritjen më të madhe në këto zgjedhje.

Abdixhiku tha se LDK-ja do të ketë 20 mandate dhe tashmë është e stabilizuar dhe një forcë politike në rritje të vazhdueshme.

“Ky rezultat është reflektimi i një bashkimi të madh njerëzor e politik. LDK-ja sonte synon rritjen më të madhe që një subjekt politik ka siguruar këtë rritje. LDK ka kaluar nga 13 në 18%, në 20 mandate”, ka thënë ai.


Lajmi kryesor:

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë/ Kurti fitore ‘si e Pirros’, bie 6% krahasuar me dhjetorin, LVV 9 deputetë më pak! Rriten LDK dhe AAK