Abuzim me tenderët, arrestohet ish-juristi i Ministrisë së Drejtësisë

Abuzim me tenderët, arrestohet ish-juristi i Ministrisë së Drejtësisë

Ish-juristi në Ministrinë e Drejtësisë, Lysien Ali

Bie në prangat e policisë, ish-juristi në Ministrinë e Drejtësisë, Lysien Ali, i shpallur në kërkim prej 5 ditësh për abuzim me tenderët miliona eurosh në këtë institucion. Gjykata kishte vendosur ndaj tij masën e sigurimit personal të arrestit me burg, masë e ekzekutuar këtë të hënë nga efektivët e policisë.

Sipas policisë Lysien Ali është i akuzuar për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tenderë. Pesë ditë më parë policia vuri në pranga me urdhër të prokurorisë disa ish-zyrtarë të Ministrisë së Drejtësisë. Në pranga përfundoi edhe ish-sekretarja e Përgjithshme në Ministrinë e Drejtësisë, Juliana Hoxha, por më pas me vendim Gjykate ajo u la në arrest shtëpie. Për tetë persona të tjerë u caktua masa e detyrim paraqitje. 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • sapa: 11/02/2019 19:45

    E lirojne neser prape.Cfare do presesh nga shteti mafjoz shqiptar?

    Përgjigju
  • sali: 11/02/2019 18:30

    Kudo ku ka shkelur kemba e partise hajdute LSI kA VETEM VJEDHJE

    Përgjigju
  • dulja: 11/02/2019 17:33

    po mire ky vendi jone vetem hajdut vrases e plera po prodhone c'bene shteti klasa politike keta analistet a po flene po na more lumi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja