TIRANE- Pjerin Xhuvani, ish-drejtori Rajonal i Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor në Tiranë është vënë zyrtarisht nën akuzë dhe dosja hetimore kundër tij dhe 8 të pandehurve të tjerë, tashmë ndodhet në zyrën e gjyqtarit Altin Abdiu. Gazeta “Shqiptarja.com” mëson se prokurorja Danjela Sula ka mbyllur veprimet hetimore duke dërguar në gjykatë të pandehurit Adelina Manaj, Arens Spahiu, Edlira Mara, Fatbardh Budo, Frida Lamçe, Hysni Roçi, Mimoza Tufi, Nikollaq Thanasi dhe Pjerin Xhuvani.