Abuzimi me fondet në diplomaci, KLSH: 10 ambasadorë të kthejnë paratë

TIRANE - Kontrolli i Lartë i Shtetit zbulon shkelje gjatë Auditimit “Mbi auditimin e përputhshmërisë dhe rregullshmërisë financiare”, të ushtruar në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Sipas raportit final të KLSH rezultojnë “Debitorë të ndryshëm” deri në fund të vitit 2016 në vlerën 489,528 lekë i cili paraqet detyrimet e subjekteve private dhe punonjësve ndaj institucionit. Në total janë 10 subjekteve të cilat nuk kanë derdhur asnjë vlerë nga detyrimi për një periudhë 5 vjeçare.  

Reporti thotë se “Në kuadër të zbatimit të projektit të miratuar “Përforcimi I kapaciteteve të diplomacisë publike dhe ekonomike të Ministrisë së Punëve të jashtme” një bashkëpunim i Qendrës së Ekselencës me Ambasadën Zvicerane nga Ministria janë kontraktuar konsulentë të jashtëm për hartimin e artikujve analitikë e studimorë në vlerën e 5,904,100 lekë. Por vlera e studimeve e likuiduar ka kaluar në shpenzime por nuk është paraqitur në aktivet e qëndrueshme të pa trupëzuara.


Pjesë nga reporti 

KLSH gjeti shkelje edhe në blerjen e automjeteve nga ambasadat e Shqipërisë në Paris, Berlin Lubjanë, Zagreb dhe Prishtinë. KLSH I kërkon ministrit Bushati që menjëherë të ngrejë brënda kësaj ministrie funksionimin e strukturës së posaçme të prokurimit publik, edhe të sigurimit të mirë përdorimit të fondeve publike dhe të uljes së shpenzimeve procedurale duke rritur eficencën dhe efikasitetin në procedurat e prokurimit publik.

Raporti i plotë

Po ashtu kërkohet që Njësia e Prokurimit për të ardhmen të marrë të gjitha masat, që në regjistrin e realizimit të tenderave të raportojë vlerën e kontratave duke përfshirë vlerën e tvsh-së. Gjithashtu në regjistrin e realizimit të tenderave të raportojë çdo tender të zhvilluar sipas procedurave përkatëse. KLSH konstaton në raport se nuk janë lënë gjurmë në asnjë tender se cili nga anëtarët e KVO-ve është specialist i fushës së objektit të tenderit të zhvilluar si dhe anëtarët për anëtarët e NJP-ve, nëse e kanë arsimin e lartë përkatës, siç përcakton rregullorja e prokurimit publik në fuqi.

Në auditimin e kryer nga audituesit e brendshëm, për veprimtarisë financiare të Ambasadës së RSH-së, në Ankara-Turqi, janë konstatuar mjaft mangësi e shkelje në kuadrin e zbatimit të projektit të Qendrës Kulturore Shqiptare në Ankara. Këtë shkelje KLSH rekomandon ti dërgohet pranë organeve të prokurorisë për vlerësim të elementeve penale. Për këtë raport reagoi Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë që vlerëson kundërshtimin me argumente që MEPJ i ka bërë këtij raporti, por në të njëjtën kohë kujton se asnjë punonjës i vendosur në listë pritje – jo për faj të tyre – nuk mund dhe nuk duhet të penalizohet financiarisht.

Detyrimi për të zhdëmtuar arkën e shtetit është në kundërshtim me Kodin e Punës, detyrimet dhe të drejtat e çdo të punësuari në administratën shtetërore, dhe përgjegjësitë duhet të kërkohen vetëm tek shkaktarët apo vendimmarrësit. Kujtojmë se, trajtimi dhe implikimi në rrugë gjyqësore individuale për çdo punonjës të MEPJ-së i këtij urdhëri do të ishte jo korrekt nga strukturat drejtuese të MEPJ-së, që duhet të marrin përgjegjësinë ligjore dhe insitucionale për t’a ndjekur deri në fund kundërshtimin e këtij urdhëri.

Gjithashtu, i bëjmë thirrje Kontrollit të Lartë të Shtetit të rishikojë vendimin e tij për këtë rast dhe të shmangë proçeset e gjata gjyqësore për diplomatët shqiptarë, pasi: personat e ngarkuar nuk kanë bërë një analizë të hollësishme auditive mbi shkaqet, motivet dhe arsyet e vendimit të institucionit për të nxjerrë në listë pritje diplomatët e karrierës.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja