Gjykata e Posaçme nuk liron nga burgu 8 ish zyrtarët e arrestuar për abuzimin me tenderin 2.8 mld lekë të uniformave të policisë. 8 ish zyrtarët kërkuan lirimin nga burgu, por gjyqtari Erion Bani vendosi të lërë në fuqi vendimin e Apelit më 30 korrik për t'i lënë në qeli. Gjatë javës së ardhshme GJKKO do të nis gjykimin për këtë çështje.
Pas hekurave ndodhen Edlira Naqellari, ish drejtoresha e Prokurimeve Publike, Flutura Çekrezi, anëtare e njësisë së prokurimit, Ani Omuri, anëtare i njësisë së prokurimit, Kleivis Hasani, anëtar i njësisë së prokurimit, Kreshnik Bejkaj, anëtar i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Fatmir Demneri, anëtar i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Mariglen Buzali, anëtar i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Gëzim Mingaj, anëtar i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave. Ndërsa Anisa Bogdani, anëtare e njësisë së prokurimit, është lënë në 'arrest shtëpie'.
8 ish zyrtarët akuzohen për abuzimin me tenderin 2.8 mld lekë të uniformave të policisë, se kanë shkelur barazinë në tendera. Kujtojmë se SPAK mësyu në Ministrinë e Brendshme më 10 korrik, pas përgjimeve dhe vëzhgimeve që u kishte bërë 9 zyrtarët dhe ish-zyrtarët e Ministrisë së Brendshme, ndërsa kanë qenë bashkëpunëtorët e drejtësisë ata që kanë 'zbërthyer' skemën e abuzimit me tenderin. Ky tender është refuzuar të firmoset nga një anëtar i Komisionit dhe një anëtar i prokurimeve.
Procedurat e tenderimit nisën që në 2019-ën dhe sipas rregullave dhe ligjeve në fuqi, tenderi duhet të ishte i ndarë në tre pjesë të ndryshme, duke filluar më uniformat, këpucët dhe shpërndarja. Komisioni i Vlerësimit të Ofertave në Ministrinë e Brendshme ka bërë bashkimin e të tre këtyre pjesëve në vetëm një të tillë, çfarë ka çuar deri në rritje të çmimit, ulje të sasisë së materialeve dhe reduktim të cilësisë.
I.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.2%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4392
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Apeli e dënoi për tjetërsimin e tokës te Rana e Hedhun, arratiset ish-kreu i Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj! Nuk gjendet në banesë
25 Dhjetor, 13:02
-
Tjetërsimi i 66 mijë m2 tokë te Rana e Hedhun, Apeli i GJKKO dyfishon dënimin për ish-kryebashkiakun Frrokaj! Do kthehet në qeli, do vuajë 2,8 vite burg (VENDIMI)
23 Dhjetor, 14:15
-
Koncesioni i sterilizimit/ SPAK pranon kërkesën e GJKKO, rëndon akuzat për Beqajn, Rjepajn e Rrapajn! Avokatët kërkojnë kohë
23 Dhjetor, 10:59
-
Tiranë/ Akuzohet nga SPAK për deklarim të rremë, shtyhet përsëri seanca paraprake në GJKKO për Asllan Dogjanin! Solli raport mjekësor
23 Dhjetor, 10:13
-
Kakavijë/ Kapen dy persona në hyrje të Shqipërisë, ishin të shpallur në kërkim për plagosje me dashje dhe pjesëmarrje në grup kriminal
23 Dhjetor, 08:40
-
'Djathtas 1912' partia e parë që deklaron votën: Jemi pro zgjatjes së mandateve të prokurorëve të SPAK! 70% e qytetarëve e mbështesin, i vetmi që lufton korrupsionin
21 Dhjetor, 18:00
-
‘Mbështesim SPAK, pro zgjatjes së mandatit të prokurorëve’, Alibeaj: Këta duan që të minojnë punën e tij! Komisioni ‘Xhafaj’ synim për ta delegjitimuar
21 Dhjetor, 12:49
-
‘Lazarati’/ Gjykata e Lartë kthen për rigjykim 5 anëtarët e grupit të zjarrit! Dosja në dorë të GJKKO
21 Dhjetor, 10:45
-
Do grabisnin dhe do vrisnin dhëndrin e Qazim Sejdinit më 2020, GJKKO dënon me 27 vite burg 3 persona! Përfitojnë nga gjykimi i shkurtuar (EMRAT)
20 Dhjetor, 13:40
-
Dosja e inceneratorit të Tiranës, GJKKO nis gjykimin e ish-deputeti të PS, Alqi Bllako
20 Dhjetor, 13:09
-
Dosja 'Metamorfoza'/ Kërkesa e biznesmenit Pëllumb Gjoka për pavlefshmëri të përgjimeve nga Sky ECC, Kushtetuesja tërhiqet për vendim
19 Dhjetor, 15:05
-
Dështon seanca e pajtimit mes Gazment Bardhit dhe ish-kryepolicit të Shkodrës
19 Dhjetor, 13:03