Abuzimi me tenderin 2.8 mld lekë të uniformave të policisë, Apeli i GJKKO lë në fuqi masat për 9 zyrtarët e ish zyrtarët e ministrisë së Brendshme! 8 në burg, 1 arrest shtëpie

Apeli i GJKKO lë në fuqi masat për 9 zyrtarët dhe ish zyrtarët e arrestuar duke lënë 8 në burg dhe 1 në “arrest shtëpie” për abuzimin me tenderin 2.8 mld lekë të uniformave të policisë. Këto arrestime janë bërë në lidhje me tenderin abuziv të  11 majit 2020 në lidhje me uniformat e policisë me vlerë 2.8 miliardë lekë, të akuzuar për shkelje të barazisë në tendera. 

Në burg janë lënë ish-drejtoresha e prokurimeve publike në Ministrinë e Brendshme, Edlira Naqellari,  e cila u shkarkua nga kjo detyrë më 2 korrik, anëtarët e Njësisë së prokurimit Flutura Çekrezi, Ani Omuri, Kleivis Hasani si dhe katër anëtarët e tjerë të Komisionit të vlerësimit të ofertave Kreshnik Bejkaj, Fatmir Demneri, Mariglen Buzali, dhe Gëzim Mingaj. Kurse Anisa Bogdani është lënë në arrest shtëpie.

Kujtojmë se SPAK mësyu në Ministrinë e Brendshme më 10  korrik, ku u arrestuan  ish drejtoresha e Agjencisë së Blerjeve të Përqendruar Edlira Naqellari dhe bashkëpunëtorët e saj anëtarët e njësisë së prokurimit, Flutura Çekrezi, Anisa Bogdani, Ani Omuri, Kleivis Hasani dhe anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave, Kreshnik Bejkaj, Fatmir Demneri, Mariglen Buzali dhe Gëzim Mingaj. Këto arrestime janë bërë në lidhje me tenderin abuziv të  11 majit 2020 në lidhje me uniformat e policisë me vlerë 2.8 miliardë lekë, të akuzuar për shkelje të barazisë në tendera. SPAK ka përgjuar dhe vëzhguar 9 zyrtarët dhe ish-zyrtarët e Ministrisë së Brendshme, ndërsa kanë qenë bashkëpunëtorët e drejtësisë ata që kanë 'zbërthyer' skemën e abuzimit me tenderin. Ky tender është refuzuar të firmoset nga një anëtar i Komisionit dhe një anëtar i prokurimeve.

Procedurat e tenderimit nisën që në 2019-ën dhe sipas rregullave dhe ligjeve në fuqi, tenderi duhet të ishte i ndarë në tre pjesë të ndryshme, duke filluar më uniformat, këpucët dhe shpërndarja. Komisioni i Vlerësimit të Ofertave në Ministrinë e Brendshme ka bërë bashkimin e të tre këtyre pjesëve në vetëm një të tillë, çfarë ka çuar deri në rritje të çmimit, ulje të sasisë së materialeve dhe reduktim të cilësisë.

Fituesi i tenderin me vlerë 2.8 miliardë lekë, që ishte bashkimi i 4 operatorëve ekonomik, një kompani shqiptare “D&E shpk”  dhe 3 kompanive të huaja “Summer Conf s.r.l”, kompania “Lovers s.r.l”  dhe kompania YAKUPOGLU TEKSTIL VE DERI SAN. TIC. kishte mangësi në plotësimin e dokumentacionit, dhe se janë skualifikuar kompani që kanë ofruar çmime më konkurruese.  

Arrest me burg

Edlira Naqellari, ish drejtoresha e Prokurimeve Publike

Flutura Çekrezi, anëtare e njësisë së prokurimit

Ani Omuri, anëtare i njësisë së prokurimit

Kleivis Hasani, anëtar i njësisë së prokurimit

Kreshnik Bejkaj, anëtar i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave

Fatmir Demneri, anëtar i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave

Mariglen Buzali, anëtar i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave

Gëzim Mingaj, anëtar i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave

Arrest shtepie

Anisa Bogdani, anëtare e njësisë së prokurimit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:33
Abuzimi me tenderin e uniformave të policisë, Apeli i GJKKO lë në fuqi masat për 9 zyrtarët e ish zyrtarët ministrisë së Brendshme

Apeli i GJKKO lë në fuqi masat për 9 zyrtarët dhe ish zyrtarët e arrestuar duke lënë 8 në burg dhe 1 në “arrest shtëpie” për abuzimin me tenderin 2.8 mld lekë të uniformave të policisë. K

Arrest me burg

Edlira Naqellari, ish drejtoresha e Prokurimeve Publike

Flutura Çekrezi, anëtare e njësisë së prokurimit

Ani Omuri, anëtare i njësisë së prokurimit

Kleivis Hasani, anëtar i njësisë së prokurimit

Kreshnik Bejkaj, anëtar i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave

Fatmir Demneri, anëtar i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave

Mariglen Buzali, anëtar i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave

Gëzim Mingaj, anëtar i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave

Arrest shtepie

Anisa Bogdani, anëtare e njësisë së prokurimit.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Akti Normativ/ Punonjësit me paga të ulta në administratë do marrin shpërblim! Qeveria i jep kredi Albcontrol, shkurton fondet për institucionet

Akti Normativ/ Punonjësit me paga të ulta në administratë do marrin shpërblim! Qeveria i jep kredi Albcontrol, shkurton fondet për institucionet