Prokuroria e Lezhë ka dërgon për gjykim kërkesën ndaj shtetases Lize Kola, administratore e Zyrës për Ndihmën Ekonomike, komuna Ungrej,  e cila akuzohet për “shpërdorim detyre” me një dëm ekonomik në vlerën e rreth 1 milion lekë të reja.

Nga hetimi ka rezultuar se e pandehura, në kundërshtim me ligjin, ka shpërndarë pagesa të ndihmës ekonomike për persona që nuk kanë qenë në Shqipëri ose personave që nuk u takojnë të merrnin këtë pagesë nga ana e institucioneve shtetërore.

Hetimi ka nisur pas kallëzimit të dorëzuar nga ana e Shërbimit Social Shtetëror pranë Ministrisë së Mirëqënies Sociale dhe Rinisë.

Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)