Një 25 vjeçar në Tropojë është arrestuar nga policia ditën e sotme pasi ndaj tij ka pasur denoncim për abuzim seksual ndaj të miturve.
E.B., 25 vjeç është kallëzuar nga një 16 vjeçare se ka abuzuar seksualisht me të. Efektivët kanë arrestuar të riun me banim në Durrës ndërsa prokuroria e Tropojës ka nisur hetimin për zbardhjen e plotë të këtij rasti.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tropojë arrestuan shtetasin E. B., 25 vjeç, banues në Shënavlash, Durrës, pasi ka kallëzuar një shtetase e mitur 16 vjeçe, se 25-vjeçari ka kryer marrëdhënie seksuale me të, pa dëshirën e saj. Vijon puna, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për verifikimin e plotë të këtij kallëzimi”-thuhet në njoftimin e bërë nga policia.
Mos u merni me pkehrat shpellar te trpojes larg qoft.
Përgjigju