Abuzuan me tenderin në komisariatin e Shkodrës, qytetarët ngrihen në protestë: Burgu nuk është për të ndershmit

SHKODËR- "Shef Saimiri krenaria e policisë", "Burgu nuk është për të ndershmit!", këto kanë qenë dy ndër mesazhet e protestuesve në Shkodër ditën e sotme në mbrojtje të ish shefit të rendit, Saimir Rrustemi. Gjykata e Shkodrës vendosi të nxjerrë nga qelia punonjësit e policisë që dyshohet se abuzuan me tenderin për rikonstruksionin e komisariatit. 

“Kam ardhur për të mbështetur  Komisar Saimir Rrustemi , ky në veçanti është një nga policët më shembullor , Samiri është një djalë, që jo vetëm unë, por gjithë Shkodra e nderon”, tha një protestues.  

“Duhet ta lëmë gjithë në dorë të drejtësisë, por kemi dalë se figura si Saimir duhet të mbështeten, nuk duhen kurrë njollos, unë jam i bindur se do të dalë i pafajshëm, ka qenë polic në Shkodër dhe gjithmonë në krye të detyrës”, tha një tjetër qytetar.

“Kam ardhur për të mbështetur komisar Saimir Rrustemin sepse është një njeri i ndershëm, një ndër më shembullorët. Në çdo sfidë është parë vetëm ky polic, në pandemi është parë vetëm ai , në çdo sfidë madje edhe në hashash.” , u shpreh një protestues.

 

 


Lajmi kryesor:

Akuzohen për abuzim me tenderin për rikonstruksionin e Komisariatit, Gjykata e Shkodrës nxjerr nga qelia 14 të arrestuarit! Saimir Rustemi pritet me brohoritje


G.MO/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë