Acarohet këngëtari: S'i kam kënduar
28-Nëntorit, e jo më Shën Valentinit

Acarohet këngëtari: S'i kam kënduar<br />28-Nëntorit, e jo më Shën Valentinit
Genc Prelvukaj sapo ka publikuar këngën “365 pa ty” e cila përshkruan një dashuri që jepet dhe nuk merret mbrapsht.
 
Por si asnjëherë më parë aludimet e mediave mbi faktin se kujt Genci ia ka dekikuar këtë këngë e kanë shtyrë këngëtarin të japë disa “sqarime”.
 
Ai shprehet se tekstet e tij nuk përshkruajnë asnjëherë ndjenjat apo historitë e tij. Madje këngëtari thotë se nëse nuk ka bërë një këngë për “28 Nëntorin” që e konsideron festën më të rëndësishme të shqiptarëve kurrsesi nuk do t’i dedikonte një këngë Shën Valentinit.
 
“E di që po dal pak prej vetes sepse kurrë nuk komentoj artikuj por, meqenëse ra fjala, hajde ta sqarojmë pak këtë punë.
1. Unë kurrë nuk i kam përdorur rastet e mia personale në tekstet e këngëve dhe këtë e kam thënë shumë herë publikisht.
2. Kënga ” 365 pa ty ” nuk është asesi e lidhur me asnjë rast të vonshëm e lere me atë që i referoheni ju, që ka ndodhur para nje dekade.
3. Njeriu ngushllohet kur është në gjendje të keqe derisa unë në fakt po përjetoj ditët më të mira, privatisht e profesionalisht.
4. Nëse do të kisha nevojë të mos ndjehem vetem, do ta konsultoja pak listen e numrave në telefon e asesi baladat e mia.
5. Unë nuk kam publikuar këngë për “28 Nëntorin” që e konsideroj festën më të madhe që kemi, e lëre më për Shën Valentinin megjithë respektin për ata që e marrin me seriozitet këtë të fundit. Thjesht ishte këngë që e kishte radhën.
6. Fjala ” shumë kush ka thënë ” është fantastike për të mbuluar diccka të dyshimtë. Në asnjë koment të mundshëm publik, që rëndom i dërgojnë njerezit, nuk ka ardhur një mendim i tillë.
7. Kjo ishte për publikun”,
ka shkruar këngëtari në profilin e tij.

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Arsenal - PSG e Leverkusen - Milan, Champions League luan sot aktin e dytë! Në fushë Barcelona, Inter dhe Man. City

Arsenal - PSG e Leverkusen - Milan, Champions League luan sot aktin e dytë! Në fushë Barcelona, Inter dhe Man. City