TIRANË- Deputetja demokrate, Flutura Açka   ka shpërndarë foton e 5 kandidatëve të Partisë Demokratike në zgjedhjet e 5 marsit për 5 bashkitë në vend, e ndërsa ka edhe një mesazh për votuesit.

"Demokratët, dhe ata që besojnë te demokratët, votojnë më 6 mars: me dorën e djathtë, djathtas, për të djathtën, e për këta djem të mirë!

Dorën e majtë duhet me e mbajt në qilar (siç thotë një personazh i “Nata e dymbëdhjetë” e Shekspirit), pra në xhep.  Nuk i duhet pellg i majtë me dalë në stere të djathtë demokratëve. Mbarësi", shkruan Açka.

Në 6 mars do të mbahen zgjedhjet për 6 Bashkitë e vendit. Këto zgjedhje për demokratët janë aspak të zakonta, kjo sepse përballë kanë kandidatë jo vetëm nga Lulzim Basha, por edhe nga ish-lideri i tyre, Sali Berisha. Gara duket e fortë mes tyre dhe duket se rezultati do të jetë vendimtar për fatin e secilës palë, e ndërsa nga ana tjetër, Edi Rama dhe Partia Socialiste duken më të qetë e të sigurt për një fitore në të 6 bashkitë, Vorë, Rrogozhinë, Durrës, Shkodër, Lushnje dhe Dibër.