Koha kur të gjithë këngëtarët fitojnë dhe mbushin llogaritë e tyre, s'është më interesante për pop divën shqiptare, Adelina Ismaili.
Për rreth 20 vite ajo ka qenë një nga emrat më të kërkuar dhe më të angazhuar në skenën muzikore.
Koncertet e saj ishin më të vizituarat, biletat më të shtrenjta, sallat e stërmbushura, ndërsa këngëtarja Ismaili një nga emrat më të paguar të skenës shqiptare.
Shifra për pagesën e Adelinës i kalonte edhe 5 zero, ndërsa këtë vit fansat e saj do të mund të kënaqen vetëm me koncertin e fundit dhe show-n të cilin e ka pasur në Top-Channel, ku pop diva performoi live këngët e saj.
Fundviti po afron, ndërsa siç mësojmë Adelina ka refuzuar të gjitha angazhimet muzikore dhe nuk do të këndojë në asnjë diskotekë për Vitin e Ri.
Pas 20 viteve koncerte pa fund, ajo ka vendosur që t'i rezervojë vetes pushime së bashku me të dashurin e saj, Valin.
Me këtë rast këngëtarja e njohur do të festojë edhe ditëlindjen e saj të 33-të (14 dhjetor1979), ku ka vendosur që nuk do të këndojë më këngë në shqip, për shkak të projekteve të cilat e presin në Europë, të cilat nuk i ka përfunduar për shkak të kujdesit që ka treguar për publikun shqiptarë duke dashur që t'iu dhurojë akoma këngë shqipe.
Projekti i fundit ''Skënderbeu'' e solli atë edhe më të fortë.
(xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com