Adelina: "Pse u drejtohem me këngë shurdhmemecëve"

Adelina:
Këngëtarja nga Kosova Adelina Thaçi ka vendosur që me muzikën e saj të shkojë tek një publik tjetër, një publik i cili shpesh lihet në harresë nga këngëtarët, e  jo vetëm ata shqiptarë.

Ajo ka marrë pjesë në  festivalin Kënga Magjike me këngën “Po u mërzite” dhe ka bërë një performancë për njerëzit që nuk flasin dhe dëgjojnë.


Në një intervistë për mediat kosovare ajo është shprehur se përse i drejtohet pikërisht këtij komuniteti me aftësi të veçanta. “Po  them me sinqeritetin më të madh se kam hasur shumë shpesh në ta dhe mënyra si komunikonin më fascinon. Por ajo çfarë më ka shtyrë është që ata disa nuk na dëgjojnë, disa nuk na kuptojnë çfarë themi e këndojmë, prandaj përmes gjuhës së shenjave kam dashtë të ju tregoj që edhe për ju shkon gjithë kënga mesazhet që japim dhe se po ashtu jeni pjesë e shoqërisë dhe publikut tim”, -është shprehur Adelina Thaçi.


(J.Hitoveizi/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Gara mbarëkombëtare, mbyllet pas 8 ditësh festivali i shahut në Vlorë! Risia e sezonit, presidenti Dervishaj: Ka vajza shumë të talentuara

Gara mbarëkombëtare, mbyllet pas 8 ditësh festivali i shahut në Vlorë! Risia e sezonit, presidenti Dervishaj: Ka vajza shumë të talentuara