GEJNEVE- Grupi terrorist “Al Qaeda” duket se ka hyrë në Evropë dhe me lejen e autoriteteve europiane. Sipas mediave zvicerane disa islamistë të dyshuar si të lidhur me grupin me famëkeq terrorist janë strehuar në Gjenevë. Ndërsa agjencia e lajmeve "Presheva Jonë", shkruan se njëri prej terroristëve ka marrë lejen për të vizituar qytetin si një individ shqiptar që i përket një qendre kulturore shqiptare.
Shumë banorë janë tmerruar nga ky fakt, ndërsa bëjnë pyetjen se si Ansar Al – Sheriati e ka marrë miratimin nga autoritetet.
“Kërkesa është dhënë për një individ i cili thuhet se i përkasin një qendre kulturore shqiptare”, ka thënë Antonio Pizzoferrato , shef për çështje sigurie në hapësirat publike për gazetën “Tribune de Geneve” .
“Unë jam e tronditur se si një organizatë e njohur si Grupi “Salafist” nga Tunizia dhe që Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë shpallur organizatë terroriste ka marrë leje për qëndrim në Gjenevë”, ka thënë një banore e tmerruar. Banorët kanë thënë se dy persona kanë shpërndanë broshura fetare dhe libra të Kuranit. Ky grup është akuzuar disa herë se fshihet pas sulmeve terroriste në Evropë..
Kjo organizatë u themelua në vitin 2011 në Tunizi, pas rënies së Ben Ali. Grupi është përgjegjës për sulmin kundër ambasadës amerikane në Tunis në shtator të vitit 2012. Ndërkohë autoritetet zvicerane po hetojnë se çfarë fshihet pas këtij grupi.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com