Këngëtarja e dashur për publikun shqiptar, Fifi ka folur për marrëdhënien e saj me partnerin Adis Patushi, pas lindjes së djalit të tyre.
Këngëtarja zbuloi se marrëdhënia mes çiftit është edhe më e mirë tani që kanë një fëmijë, Theon, 1 vjeç.
E ftuar në ‘Më lër të Flas’, Fifi u pyet se a e ka marrë më shumë vëmendjen djali i tyre. Këngëtarja tha jo dhe tregoi gjithashtu se Adisi e ndihmon shumë dhe se nuk është xheloz.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate%20shqiptarja.png)
“Marrëdhënia është shumë më e mirë se përpara. Më ka bërë mirë edhe kjo periudha që nuk kam pas koncerte, pasi periudhën që kam pasur për t’ia kushtuar koncerteve ia kam kushtuar Adisit”, tha Fifi.
Komente
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)