Supriza/ Fifi merr propozim për martesë live në skenë (FOTO)

Supriza/ Fifi merr propozim për martesë live në skenë (FOTO)

Fifi thotë "PO" . 

Këngëtarja e njohur u suprizua sot kur partneri i saj i jetës iu shfaq në skenë me unazë duke i propozuar për martesë.

Fifi performoi një këngë live në gjysmëfinalen e “Dancing With The Stars”, por surpriza e madhe erdhi në fund të performancës.

Adisi u shfaq papritur në skenë me një unazë në dorë.

“Je shumë e bukur, a do të martohesh me mua”, pyeti Adisi mes lotësh Fifin dhe përgjigja e saj ishte padyshim “Po”.

Filloreta Raçi dhe Adis Patushi janë në një romancë prej gati dy vitesh. Ndërsa në prill të këtij viti, çifti sollën në jetë një djalë, që e pagëzuan me emrin Theo Mal. 

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Muzetë, frekuentime rekord nga turizmi, potenciali për nxitjen e bizneseve

Muzetë, frekuentime rekord nga turizmi, potenciali për nxitjen e bizneseve