Administrata/5 grupet me politikanët
e PS që do ndërmarrin turin 30 ditor 

Administrata/5 grupet me politikanët<br />e PS që do ndërmarrin turin 30 ditor 
Përpara se të vendosë për strukturën e re qeverisëse, Edi Rama dhe Partia Socialiste do të nisin një punë intensive dy mujore parapërgatitore. Kreu i PS-së jua ngriu buzëqeshjen dje deptuetëve, kandidatëve dhe kryebashkiakëve kur ju caktoi detyrat verore dhe thirrjen e Asamblesë së Partisë në fund të gushtit. “Asnjë prej jush nuk duhet të largohet me pushime deri në 1 gusht. E di mirë sa shumë energji keni shpenzuar gjatë muajve të fundit, por askush këtu nuk është marrë me zor, për të bërë detyrën e rëndë të përfaqësuesit të popullit apo të Partisë Socialiste në nivelin e saj më të lartë”-tha Rama. Pesë grupe pune të ngritura dje, të drejtuara nga Gramoz Ruçi, Milva Ekonomi, Niko Peleshi, Arben Ahmetaj dhe Fatmir Xhafaj do të përgatisin pas një pune në terren raporte për: performancën e  deputetëve në bazë dhe në parlament, si duhet ristrukturuar administrata publike, nevojat sociale dhe ekonomike të çdo zone, dixhitalizimin dhe unifikimin në një zyrë të dokumenteve që ju duhen qytetarëve si dhe një raport me analizën elektorale të PS-së pas zgjedhjeve të 25 qershorit.

Grupi i Ruçit
Grupi i drejtuar nga Gramoz Ruçi do të bëjë një raport të performancës së deputetëve në zonën ku janë zgjedhur, dhe në parlament. Në përbërjen e grupir Rama propozoi Taulant Ballën, Saimir Tahirin, Ermonela Felajn, Klodiana Spahiun, Ulsi Manjën.  Ky grup duhet të përgatisë një raport në formën e një dokumenti rekomandimesh për çdo aspekt të veprimtarisë parlamentare të partisë, si dhe të aktivitetit të deputetit, jo vetëm në parlament, po edhe në zonën e përfaqësimit. Nevojën e këtij raporti, kryeministri e shpjegoi gjatë. “Besoj jemi të gjithë dakord, parlamenti i kaluar ishte në një nivel turpërues për të gjithë, pa përjashtim. Kuvendi i Shqipërisë që duam nuk mund të jetë një kazan politik, ku vlon shamataja e tralalaja dhe ku vetëm për rend dite, seriozitet politik, dinjitet qytetar nuk bëhet fjalë. Për të tjerët nuk di ç’të them, por, për ne, që e duam Shqipërinë me shtet dhe që jemi votuar për këtë, e prandaj duhet të jemi forca e shembullit lidhur me respektin që pretendojmë nga njerëzit e zakonshëm për normat e ligjëruara të bashkëjetesës, mjerimi i seancave parlamentare s'ka më asnjë justifikim. Aq me tepër, në kushtet kur barrën e drejtimit të Kuvendit të ri do ta kemi vetë. Por as të mos mendojmë se jemi pa faj për atë mjerim, as të mos dyshojmë që duhet të korrigjojmë thellësisht funksionimin e grupit parlamentar dhe qasjen e deputetëve ndaj seancave plenare dhe punës në komisione”-tha Rama.

Grupi i Ekonomit
Një grup pune, i përbërë nga Milva Ikonomi, Evis Kushi, Almira Xhembulla, Vilma Bello, Ardiana Jaku dhe Laert Duro duhet të përgatisë Dokumentin Kombëtar, në konsultim edhe me të gjithë kryetaret e bashkive mbi nevojat e zonave për investime dhe ndërhyrje me karakter social apo ekonomik. “Ne platformën digjitale të bashkëqeverisjes me njerëzit, Shqipëria që duam, do të ketë ndër të tjera edhe një dritare për çdo qark, ku njerëzve të zakonshëm do t'u jepet akses i plotë për të komentuar, kritikuar, denoncuar, nxjerrë në pah të mirat e të këqijat në aktivitetin e administratës shtetërore. Nga ana tjetër, gjatë këtij turi duhet të analizohen dhe pastaj të renditen problematikat kryesore të natyrës politike, sociale dhe infrastrukturore që duhen adresuar në katër vitet e ardhshme, nga qeveria e re. Këto problematika dhe 3 prioritetet kryesore në çdo qark, të zbërthyera për çdo Zonë Administrative Zgjedhore, duhet të jenë pjese e raporteve që do të paraqesin udhëheqësit e qarqeve në Asamblenë Kombëtare të Partisë”-tha Rama.

Grupi i Peleshit
Një grup pune i përbërë nga Niko Peleshi, Damian Gjiknuri, Bledi Çuçi, Lindita Nikolla, Ogerta Manastirliu duhet të analizojë organizimin administrativ në çdo sektor dhe të përgatisë një Dokument Rekomandimesh për reformën e administratës shtetërore. “Ky dokument duhet të përmbajë një analizë të gjendjes ekzistuese si edhe një draft-projekt ristrukturimi të rrjetit të agjencive, inspektoriateve, zyrave kombëtare, rajonale e lokale; me propozime për shkrirjen, bashkimin, apo zgjerimin, rast pas rasti, të institucioneve ekzistuese. Edhe ky dokument duhet të jete gati për mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të partisë, në fund të gushtit”,-tha Rama.

Grupi i Ahmetajt  
Kjo qeveri, në mandatin e dytë të saj, do të përpiqet të eleminojë sa të jetë e mundur burokracitë, ndaj më këtë qëllim, një grup pune i përbërë nga Arben Ahmetaj, Erion Braçe, Ilir Beqja, Ditmir Bushati, Elisa Spiropali, Klotilda Ferhati dhe Milena Harito do të përgatisin një raport mbi numrin e licencave e dokumenteve që kërkohen qytetarëve për të marrë të drejta, apo shërbime nga shteti. “Qëllimi ynë do të jete që ta lehtësojmë në maksimum peshën e burokracisë mbi njerëzit dhe mbi sipërmarrjet, si dhe te garantojmë që çdo dokument që i kërkohet qytetarit, apo sipërmarrjes nga zyrat e shtetit, vetë shteti ta siguroje për qytetarin, ose sipërmarrjen në një sportel të vetëm, pa e detyruar qytetarin të bredhë në 17 zyra për të plotësuar dosjen e një kërkese ndaj shtetit dhe të ndeshet me 17 hajdutë. Duhet të fillojmë një përpjekje këmbëngulëse për ta futur shtetin shërbëtor në xhepin e njerëzve përmes celularit dhe të përdorim të gjitha mjetet për ta hequr dorën e njerëzve të shtetit nga xhepi i qytetarit”,-tha kryeministri Rama.

Grupi i Xhafajt
Një grup pune i përbërë nga Fatmir Xhafaj, Blerina Gjylameti, Ilir Pendavinji, Alket Hyseni, Ana Dhamo, Flamur Golemi dhe Arben Kamami duhet të analizojë dhe të përmbledhë në një raport për Asamblenë kombëtare, gjendjen aktuale politike dhe organizative të partisë në çdo qendër votimi bazuar mbi rezultatit e 25 qershorit. “Sa më mire t'i kuptojmë të metat, dobësitë, gabimet tona, duke i lexuar me ndershmëri vetëkritike faqet e shkruara së bashku në këto 45 muaj në qeveri, në parlament, në parti aq më të forte dhe të gatshëm do të jemi në përballimin e sfidës kolosale të katër viteve të ardhshme”,-tha Rama.

Grupi i parë, drejtohet nga Gramoz Ruçi dhe ka përgjegjësi të bëjnë një raport të aktivitetit të deputetëve në parlament dhe në zonën e përfaqësimit.
Ai përbëhet nga:
Gramoz Ruçi
Taulant Balla,
Saimir Tahiri,
Ulsi Manja,
Klodjana Spahiu,
Ermonela Felaj
 
Grupi i dytë do të drejtohet nga Milva Ekonomi do të bëjnë një raport kombëtar mbi nevojat sociale, ekonomike e politikë në cdo bashki të vendit, si dhe të gjendjes së burimeve njerëzore të Partisë Socialiste.
Anëtarë të tjerë janë:
Milva Ekonomi
Ardiana Jaku
Evis Kushi
Vilma Bello
Almira Xhembulla
Lart Duro
 
Grupi i tretë do të drejtohet nga Niko Peleshi dhe do të hartojë një raport me rekomandime të ndryshme se si mund të ristukturohet administrata e re shtetërore.
Anëtarë të tjerë janë:
Niko Peleshi
Damian Gjiknuri
Bledi Çuçi
Lindita Nikolla
Ogerta Manastirliu
 
Grupi i katërt i punës do të drejtohet nga Arben Ahmetaj do të analizojnë në një raport mbi dokumentet që ju kërkohen nga zyrat shtetëore qytetarëve, duke patur në fokus dixhitalizimin e tyre me qëllim reduktimin e burokracive.
Në këtë grup bëjnë pjesë edhe:
Arben Ahmetaj,
Erjon Braçe
Ilir Beqaj
Milena Harito
Ditmir Bushati
Elisa Spiropali
Klotilda Ferhati
 
Grupi i pestë do të drejtohet nga Fatmir Xhafaj dhe do të përgatisë për Asamblenë Kombëtare një analizë elektorale mbi rezultatin e PS-së në 25 qershor. Ky grup pune do të përbëhet nga:
Fatmir Xhafaj
Blerina Gjylameti
Ilir Pendavinji
Alket Hyseni
Ana Dhamo
Flamur Golemi
Arben Kamami
 
Urdhri për deputetët ishte i qartë. Asnjë prej jush nuk duhet të largohet me pushime deri në 1 gusht! tha Rama duke paralajmëruar një fushatë analize të administratës, në bashkëpunim me anëtarësinë e PS.

Mbi bazën e këtyre raporteve asambleja do të marrë në fund të gushtit vendime të rëndësishme që do të finalizohen me strukturimin e qeverisë së re, ministrive dhe fushave të tyre të përgjegjësisë.
 
Sot Edi Rama e përdori fjalën “kancer” në fjalimin që mbajti para kandidatëve për deputetë dhe kryetarët e bashkive duke iur referuar LSI-se.

“Në fushatën që u mbyll janë bere publike raste ulëritëse nepotizmi, bashki të pushtuara nga familjarë e kushërinj të kryetareve. Por kjo, as ka dashur të thotë dhe as do të thotë se LSI-ja është vetë kanceri që e ka pervertuar sistemin e administratës shqiptare, pavarësisht faktit se është partia më e prekur nga ky kancer antishtet”.

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit