Gjykata Administrative e Shkallës së Parë ka rrëzuar kërkesën universitetit privat “Vitrina”, për pezullimin e Vendimit të Këshillit të Ministrave, me anë të të cilit i është hequr licenca këtij institucioni.
Sipas vendimit të Gjykatës kërkesa e këtij Institucioni të Arsimit të Lartë Privat është e pabazuar për pezullimin e VKM-së, pasi ky i fundit është akt i nxjerrë bazuar në zbatim të Kushtetutës dhe Ligjit për Arsimin e Lartë.
“Prezent në gjykim ishin përfaqësues të IALP “Vitrina” me avokatin e tyre, përfaqësues të Avokaturës së Shtetit dhe Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, Plarent Ndreca”, theksohet në njoftimin e Gjykatës Administrative.
Ministria e Arsimit dhe Sportit pas kontrollit të bërë, ka marrë vendimin për mbylljen e 18 universiteteve private ndërkohë që 13 universiteteve të tjerë janë pezulluar deri në një vendim të dytë.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO