I ashpër është reagimi i kryeministrit Edi Rama ndaj Gjykatës Administrative, pasi urdhëroi ministrinë e Financave dhe degët e Thesarit të zhbllokojë menjëherë pagat për gjyqtarët dhe administratën e Gjykatës së Posaçme të shkallë së parë, si edhe për Gjykatën e Durrësit. Kryeministri thotë se Administrativja veproi me shpejtësi skëterre për të hapur dyert e thesarit për rrogat e veta, e madje i quan gjyqtarët “vrapues fluturakë”.
Kryeministri thotë se është tejet turbullues vendimi i marrë sa "hap e mbyll sytë për interes vetjak", kundrejt mijëra dosjeve të halleve të qytetarëve që sipas tij presin prej vitesh në sirtarët e Administratives.
Shefi i qeverisë ka ndarë edhe një tabelë me pagat që përfitojnë magjistratët, pasi rritjes nga KLP e KLGJ, që shkojnë nga plus 170 mijë-180 mijë në shkallë të parë e apel deri në plus 310 mijë ose rreth 3300 euro në SPAK e GJKKO. Rama thekson se derën e Thesarit të shtetit e hap vetëm Kuvendi, duke theksuar se kjo çështje do të marrë zgjidhje në seancën e 17 shtatorit, kur pritet të votohet pr.ligji i dorëzuar nga PS për formulën e re të pagave të magjistratët.
"Sikur Gjykata Administrative të kishte standard për çdo qytetar apo institucion në hall, shpejtësinë e skëterrës me të cilën paska vepruar sot për të hapur dyert e thesarit për rritjen e rrogave të veta pa miratimin e parlamentit, unë besoj se çdo shqiptar i punësuar do ishte gati t’ia falte një gjysëm rroge vrapuesve fluturakë të Gjykatës Administrative…
Por të marrësh sa hap e mbyll sytë masën e parë të sigurisë në historinë e botës, jo për të ndaluar po për të nxitur për interesin vetjak ekzekutimin e një akti që me gjasë cënon ligjin dhe interesin publik, ndërkohë që mijëra e mijëra dosje hallesh presin me vite në sirtarët e gjykatës në fjalë, kjo është diçka tejet turbulluese!
Ja edhe në tabelën bashkëngjitur çfarë kërkon Gjykata Administrative në dyert e thesarit të shtetit pa kaluar fare nga parlamenti, ndërkohë që e përsëris: Dyert e thesarit të shtetit i hap vetëm pushteti i pavarur legjislativ dhe Kuvendi i Shqipërisë do të bëjë detyrën e tij për këtë temë, në respekt të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, ditën e enjte 17 shtator", shkruan Rama.
Kriza e pagave në sistemin e drejtësisë kulmoi pasi Kuvendi nuk miratoi deri më 31 korrik formulën e re të pagave, siç kishte kërkuar Gjykata Kushtetuese. Pas kalimit të afatit, KLGJ dhe KLP vendosën që nga 1 gushti paga referuese të llogaritej mbi 222 mijë e 425 lekë, plus 14 mijë lekë shtesë për kualifikimin. Ministria e Financave nuk i ekzekutoi listëpagesat me këtë përllogaritje, duke argumentuar se përcaktimi i pagave është kompetencë e Kuvendi.

-
Qeka bere dhe kryetar parlamenti bisha. Ti shpjegoi ndonjeri nga paradhoma se ca eshte masa e sigurimit te shkretit se po ben demagogji kot tani
Përgjigju -
Gjyqtaret s'vjdedhin dot me, nuk korruptohen lehte me, por ama, kerkojne rroga 5 mije € ne muaj, dhe Spakistet 9€ ne muaj. Sa per krahasim, nje magjistrat qe del nga shkolla e Magjistratures (ENM) merr pak a shume 3800€ bruto ne muaj, ne fund te karrieres deri 8.000€ per postet e larta. Shpresojme qe seanca e 17 shtatorit te shpetoje taksapaguesit nga grabitqaret pa karakter qe quhen "Gjyqtare e Prokurore".
Përgjigju-
Qeveria i tregoi ketyre te babeziturve se deri ku i shkon hapi .17 Shtatori do te ndiwet me kuriozitet nga teleshikuesit ( populli ) dhe do te kuptoje se si do te veprohet nga pd dhe Ps .
-








Komente
Komento