Administratori i Flamurtarit hedh në gjyq Bashkinë e Vlorës

Administratori i Flamurtarit hedh në gjyq Bashkinë e Vlorës

Administratori i Flamurtarit, Sinan Idrizi

Administratori i Flamurtarit, Sinan Idrizi, i është drejtuar gjykatës duke kërkuar një dëmshpërblim prej rreth 400 mijë eurosh nga Bashkia e Vlorës. Numri 1 i klubit vlonjat, dy muaj para përfundimit të marrëveshjes që ka me bashkinë e qytetit bregdetar, kërkon që të zgjidhë çështjen e pagesës së borxheve të vjetra që ka trashëguar dhe që ai ka paguar në emër të kompanive turke që kanë marrë në administrim klubin.

Idrizi i referohet një shume prej rreth 400 mijë eurosh që është paguar nga ai, borxhe të periudhës kur klubi administrohej nga Bashkia dhe që kanë shkaktuar shumë probleme gjatë viteve të fundit, pasi i kanë shkaktuar edhe penalitete me pikë skuadrës vlonjate. Sipas tij, edhe pse bashkia ka miratuar 200 milionë lekë si buxhet për të paguar këto borxhe, në arkat e klubit janë derdhur vetëm 28 milionë lekë të vjetra. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg