Administratori i Flamurtarit: Në ekip s’ka bastexhinj, as lojtarë skedinash

Administratori i Flamurtarit: Në ekip s’ka bastexhinj, as lojtarë skedinash

Administratori i Flamurtarit, Sinan Idrizi

Administratori i Flamurtarit, Sinan Idrizi, ka falënderuar Shpëtim Duron dhe ndihmësin e tij, Beqiri, për punën e bërë në Vlorë, ndërkohë që për javët e mbetura të këtij kampionati, kuqezinjtë ia ka besuar dyshes Behari-Ruci.

Ai njofton nisjen e procedurave të rinovimit me lojtarët aktualë, por edhe përfshirjen në merkato, për të sjellë emra më cilësorë për edicionin e ardhshëm. 

Kemi bërë një zgjidhje brenda llojit. Nga stafi ekzistues ia kemi besuar drejtimin e Flamurtarit për javët e mbetura të kampionatit Ardi Beharit dhe Vasil Rucit. Ata janë prej kohësh në klub dhe njohin më së miri gjithçka.  Nuk do të ketë ndryshime të tjera në stafin e ish-trajnerit Duro. Janë larguar Duro dhe Beqiri, të cilët gjej rastin t’i falënderoj për punën e bërë te Flamurtari dhe korrektësinë që treguan gjatë kohës që ishin me ne. Kështu vendosëm për drejtimin e skuadrës në vazhdim, sepse ishin ne, që i dinim më mirë hallet e Flamurtarit. E përsëris, një zgjidhje brenda llojit ishte më e mira për momentin. Më mbrapa do të flasim. 

Administratori i Flamurtarit, Sinan Idrizi

Behari apo Ruci i parë?

Kjo është si historia me Hoxhë Ali dhe Ali Hoxhë, mos t’u hyjmë kësi historish. Ne kemi një ekip shumë të mirë. Pati një moment jo të mirë, një situatë të pakëndshme, por lojtarët e Flamurtarit duhet të tregojnë veten e tyre. E përsëris dhe e them me zë të lartë: Ky është ekipi më korrekt që unë kam pasur te Flamurtari. Në këtë ekip nuk ka bastexhinj, as gëzhoja të vjetra. Nuk ka lojtarë skedinash.  Jam më tepër se i zhgënjyer nga rezultatet, por mendoj se kemi akoma kohë për të dhënë atë që duhet. Mendoni një gjë. Unë nuk fyej askënd, por Flamurtari ka një fanellë, që i ka të gjitha brenda saj. Ne nuk jemi një ekip i krijuar pas viteve 1990-të, që kemi fituar tituj në kohën e demokracisë. Ne kemi një histori, kemi një qytet, kemi një peshë, kemi një fanellë. Kur them kjo fanellë, i kemi thënë të gjitha. Vlora nuk ka pasur kurrë ekip zvarranikësh, as ekip pushtetarësh. Flamurtari ka qenë një ekip vlonjatësh, që në kuptimin klasik kanë bërë atë që duhej të bënin para viteve 90-të. Thjesht e kanë lartësuar këtë fanellë. Pikën më të dobët si administrator kam ruajtjen e vlerës së fanellës.

Administratori i Flamurtarit, Sinan Idrizi

E ardhmja?

Pjesa më e madhe e lojtarëve aktualë do të fillojnë që të hënën kontaktet me klubin për rinovimin e kontratës. Ekipi është shumë i mirë, nuk duhet të bëjmë nihilistin tani, të shfryjmë çdo gjë. Do të jemi në kontakt edhe me lojtarë të tjerë, të nivelit akoma më të lartë, për ta rritur standardin e Flamurtarit sezonin e ri.


Administratori i Flamurtarit, Sinan Idrizi

( Administratori i Flamurtarit, Sinan Idrizi gjatë deklaratës për shtyp )

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vloreee: 22/04/2018 08:08

    Hahaha o pasha na mbushe mendjen... ata ne pik bastesh rrin gjith diten... hahaha ik bej shurren

    Përgjigju
  • xXx: 21/04/2018 16:26

    6-7 ndeshje vetem humbje dhe nje barazim..Ndoshta lojtaret nuk luajne baste,por ndoshta nuk i lene drejtuesit sepse luajne per vete...Karagjoz!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja