Administratori i Inceneratorit të Fierit dëshmon në Komision, Tabaku: Për çfarë janë shpenzuar 20 mln euro paradhënie kur punë nuk janë kryer? Dusha: Duhet ta verifikoj

Me debate është shoqëruar marrja në pyetje e Administratorit të Inceneratorit të Fierit në Komisionin Hetimor për Inceneratorët. Kryetarja e Komisionit Hetimor, Jorida Tabaku i përqendroi pyetjet e saj mbi 20 mln euro paradhënie, sipas saj, të marra nga buxheti i shtetit, ndërkohë që punë nuk është kryer. Nga ana tjetër, Dusha u shpreh se një gjë e tillë duhet verifikuar nga ana e tij.

Debati:

Tabaku: Pse thoni kemi marrë 20 mln euro paradhënie për porosi ndërkohë që punë nuk është kryer? Pse keni bërë pagesa për paradhënie. Vlera është 80% e vlerës së inceneratorit. Janë marrë nga buxheti i shtetit për punë që nuk janë kryer

Dusha: Më duhet ta shikoj, nuk mund t'ju them. Më duhet ta shikoj.

Tabaku: Keni nënkontraktuar kompanitë e z.Zoto. Për çfarë punësh e keni nënkontraktuar zotin Klodian Zoto me vlerën e  20 mln euro kur nuk është kryer punë në inceneratorin e Fierit? Çarë pune ka kryer kompania që ka marrë paradhënie?

Dusha: Më duhet ta konfirmoj se nuk jua them dot. Është kompani nënkontraktore për kryerjen e punimeve civile dhe ndërtimore. Nuk e mbaj mend të them çfarë punimesh janë kryer.

Tabaku: Nuk ka patur vendndodhje, lëvizje në 3 vende të ndryshme

Dusha: Kompania ka filluar ndërtimin pas zbardhjes së lejes së ndërtimit.

Tabaku: Keni filluar punën 5 shkurt 2018, kam qenë në inceneratorin e Fierit në fillim të 2020 dhe ka qenë vetëm një karabina. Deputetët kanë shkuar në inceneratorin e Fierit dhe kanë vënë re që nuk është në punë. Për çfarë janë shpenzuar 20 mln euro paradhënie?

Dusha: Nuk jua them dot tani, duhet ta konfirmoj, pro mund të jenë bërë për agregatet e inceneratorit për kompanitë e huaja.

Tabaku: Shpenzimet e inceneratorit të Fierit kanë një zë të konsiderueshëm për pagesa udhëtimi

Dusha: Janë udhëtime të personelit për nevojat e impiantit

Tabaku: Nuk ka patur impiant në 2019

Dusha: Ne kemi nënkontraktorë që janë jashtë Shqipërisë, janë udhëtime pune të stafit për nevojat e kompanisë, duke shkuar te nënkontraktor.

Tabaku: Sipas librave të shitjes, nënkontraktori i vetëm është Zoto, kush janë në Itali?

Dusha: Nuk i mbaj mend të gjithë, janë nënkontraktorë që janë porositu agregatë

Tabaku: Nuk ka patur incenerator në 2019, kanë udhëtuar jashtë për punë kur nuk kanë patur punë. Ne duam të dimë ku kanë shkuar paratë e buxhetit të shtetit

Dusha: Ndërtimi i impiantit të inceneratorit ka përfunduar. Unë duhet ta konfirmoj se nuk e di


Lajmi kryesor:

Komisioni Hetimor për Inceneratorët, Tabaku: Administratorja e Inceneratorit të Tiranës ka thënë të pavërteta! Nëse nuk vjen të dëshmojë deri në drekë, do i kërkojmë policisë ta sjellë me forcë


/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Planet e administratës së re amerikane për reformimin e FBI-së

Planet e administratës së re amerikane për reformimin e FBI-së