Komisioni Hetimor për Inceneratorët, Tabaku: Administratorja e Inceneratorit të Tiranës ka thënë të pavërteta! Nëse nuk vjen të dëshmojë deri në drekë, do i kërkojmë policisë ta sjellë me forcë

Komisioni Hetimor për inceneratorët është mbledhur sërish ditën e sotme, ku do të vijojë marrja e dëshmive të administratorëve të Inceneratorëve të Tiranës e Fierit si edhe Sekretares së Përgjithshme e ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Kryetarja e këtij Komisioni, Jorida Tabaku tha se është thirrur sërish për të dëshmuar sot Administratorja e Inceneratorit të Tiranës, Ariola Kodra, teksa theksoi se në dëshminë e kaluar, më 14 mars, ka thënë të pavërteta. Tabaku u tregua e prerë teksa u shpreh se Kodra ka kohë deri në drekë të paraqitet, në të kundërt do t'i kërkohet Policisë që ta ccojë me forcë.

"Administratorja e Inceneratorit të Tiranës Ariola Kodra nuk është paraqitur në seancën dëgjimore të thirrur për ditën e sotme. Zonjës Kodra i janë kërkuar dokumente shtesë dhe është njoftuar të paraqitet sërish në Komision në orën 9.00. Zonjën Kodra megjithëse kemi 20 minuta që e presim, nuk është shfaqur në Komision. Unë i kërkoj stafit të Komisionit Hetimor që të vendosemi në kontakt me të. Të gjejmë një numër telefoni, ta rithërrasim edhe një herë në drekë, në thirrjen e tretë, nëse nuk paraqitet, për zonjën Kodra ne do të bëjmë të njëjtën procedurë që propozuam për z. Loran Dusha, do të njoftojmë shërbimet e Policisë së Shtetit për ta sjellë këtu me forcë", tha Tabaku.

Ditën e sotme janë thirrur për të dëshmuar konkretisht: Ariola Kodra, Administratore e Inceneratorit Integrated Energy BV SPV, Viola Haxhiademi – Sekretare e Përgjithshme e ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, Loran Dusha, Administrator i Inceneratorit "Integrated Technology Waste Treatment Fier", Florian Muçaj - Komisioni i Prokurimit Inceneratori i Fierit, Valbona Ballgjini Komisioni i Prokurimit Inceneratori i Tiranës.

Komisioni hetimor për impiantet e trajtimit të mbetjeve urbane, do të zgjasë deri më 25 shkurt, ku do të vijojë marrjen në pyetje edhe me të tjerë përfaqësues të 3 inceneratorëve, ndërsa në listën e dëshmitarëve janë edhe kryeministri Rama, disa ministra e 3 kryebashkiakë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:28
Inceneratori i Fierit, Tabaku: Shalsi i fundit që mund të ngrejë akuza! Nga 10 troje në dispozicion, Subashi i dha koncesionerit të vetmen pronë private duke i shtuar 460 mijë euro shtesë kontratës

Nga kryesia e Kuvendit Jorida Tabaku tha se me firmë të kryet të Bashkisë Fier, Armando Subashi i ka ndërruar disa herë kontratën konsesionerit duke i ndryshuar zonën ku të vendoset dhe në përfundim nga 10 troje në dispozicion i jep të vetme pronë private duke i shtuar 460 mijë euro shtesë kontratës koncesionare.

"Sot bëmë publike fakte për qytetarët për inceneratorin e Fierit. Besoj se sot për publikun u bënë publike fakte të rëndësishme për dhënien e koncensionit. Në vitin 2016 vendndodhja ndryshohet dhe një vit më pas ndryshohet përsëri  dhe shkohet në fshatin Mbrostar me firmë të Armando Subashit. Këto kërkesa vijnë nga kompania koncensionare ndërkohë që ajo ka firmosur një kontratë me shtetin që e ka shkelur. Dhe çfarë bën Subashi?I vendosen në dispozicion 10 troje  dhe zgjedh të vetmin që ishte privat.460 mije euro shtesë kontratës koncesionare dhe e shpronëson me çmimin dyfish.Gjatë procesit të dhënies së kontratës kompania që ka bërë ofertën e pa kërkuar dhe kërkon. Kush e blen kompaninë? Klodian Zoto.  Kontrata koncensionarë fitohet nga Klodian Zoto dhe një kompani italiane.Një javë pasi mori koncensionin shiten aksionet me 200 euro për një kontratë koncensionare 28 milionë euro.Sot intervistuam edhe Lorant Dusha dhe nga intervista përveç pjesës që nuk di e mbaj mend, Dusha del dhe punonjës i kompanisë “Hermes Comunications”.Ajo që ndodhi sot me dëshminë e tij nuk e mban mend si si i ka paguar 23 milinë euro Klodian Zotos, si ka bërë pagesa fiktive. si kanë marrë pagat kur nuk kanë punuar, si kanë marrë 20 milionë euro paradhënie kur nuk punon si incenerator", tha Tabaku.

Tabaku i është përgjigjur deklaratës së Eduard Shalsit i cili theksoi se Komisioni Hetimor po bën rolin e prokurorit dhe se kryetari i Komisionit por tregohet i njëanshëm, Tabaku tha se deputeti socialist është njeriu i fundit i cili mund të bëjë akuza të tilla.

“Shalsi është i fundit që mund t’i bëjë akuza dikujt. I kërkoj më shumë etikë përpara se të flasë me mua apo këdo nga PD. I kam kërkuar kolegëve socialistë dhe zotit Shalsi të mos bëhen mburojë politikë,  e atyre që shkelin ligjet. Sot ato që e kanë shkelur ligjin janë duke u pyetur në SPAK, sot ato që e kanë shkelur ligjin janë në qeveri”, tha ajo.

Ora 16:03
Komisioni Hetimor për Inceneratorët, Shalsi ngre akuza: Dyshoj që opozita ka qëndrime sabotuese për punën e drejtësisë! Më vjen keq për Tabakun

1645195638_Screenshot1.jpg

Deputeti socialist, Eduart Shalsi ka hedhur dyshime se punë e opozitarëve në Komisionin Hetimor, po shndërrohet në pengesë për drejtësinë, lidhur me hetimet për inceneratorët. Nëse kjo bëhet e qëllimshme ose jo, Shalsi nuk di ta thotë e  ndërsa ka pasur kritika edhe për kryetaren e këtij Komisioni, Jorida Tabaku.

"Më vjen keq për kryetaren e Komisionit. Jam munduar ta ngushëlloj, kryetari duhet të jetë i paanshëm dhe të lërë komisionin të bëjë punën e tij. Merr rolin e gjykatësit prokurorit dhe bën të pamundur që punën e komisionit që e kemi mbështetur por që nuk duam të dalin nga binarët. A janë të interesuar që drejtësia të bëjë punën e vetë? Po e bëj se shumë nga qëndrimet e tyre mund të cenojnë procesin hetimor, duken si gjyqet fatkeqe të politikës, ku prezumimi i pafajësisë është shumë i largët për mendjet e tyre, duhet të sillemi në mënyrë të matur dhe nuk duhet të cenojmë atë proces hetimor, përveç se ta inkurajojmë dhe jo ta komprometojë dhe aq më tepër ta sabotojë. Druaj që ka qëndrime sabotuese", tha Shalsi në deklatarëh e tij pas mbledhjes. 

Ora 12:53
Administratori i Inceneratorit të Fierit dëshmon në Komision, Tabaku: Për çfarë janë shpenzuar 20 mln euro paradhënie kur punë nuk janë kryer? Dusha: Duhet ta verifikoj

Me debate është shoqëruar marrja në pyetje e Administratorit të Inceneratorit të Fierit në Komisionin Hetimor për Inceneratorët. Kryetarja e Komisionit Hetimor, Jorida Tabaku i përqendroi pyetjet e saj mbi 20 mln euro paradhënie, sipas saj, të marra nga buxheti i shtetit, ndërkohë që punë nuk është kryer. Nga ana tjetër, Dusha u shpreh se një gjë e tillë duhet verifikuar nga ana e tij.

Debati:

Tabaku: Pse thoni kemi marrë 20 mln euro paradhënie për porosi ndërkohë që punë nuk është kryer? Pse keni bërë pagesa për paradhënie. Vlera është 80% e vlerës së inceneratorit. Janë marrë nga buxheti i shtetit për punë që nuk janë kryer

Dusha: Më duhet ta shikoj, nuk mund t'ju them. Më duhet ta shikoj.

Tabaku: Keni nënkontraktuar kompanitë e z.Zoto. Për çfarë punësh e keni nënkontraktuar zotin Klodian Zoto me vlerën e  20 mln euro kur nuk është kryer punë në inceneratorin e Fierit? Çarë pune ka kryer kompania që ka marrë paradhënie?

Dusha: Më duhet ta konfirmoj se nuk jua them dot. Është kompani nënkontraktore për kryerjen e punimeve civile dhe ndërtimore. Nuk e mbaj mend të them çfarë punimesh janë kryer.

Tabaku: Nuk ka patur vendndodhje, lëvizje në 3 vende të ndryshme

Dusha: Kompania ka filluar ndërtimin pas zbardhjes së lejes së ndërtimit.

Tabaku: Keni filluar punën 5 shkurt 2018, kam qenë në inceneratorin e Fierit në fillim të 2020 dhe ka qenë vetëm një karabina. Deputetët kanë shkuar në inceneratorin e Fierit dhe kanë vënë re që nuk është në punë. Për çfarë janë shpenzuar 20 mln euro paradhënie?

Dusha: Nuk jua them dot tani, duhet ta konfirmoj, pro mund të jenë bërë për agregatet e inceneratorit për kompanitë e huaja.

Tabaku: Shpenzimet e inceneratorit të Fierit kanë një zë të konsiderueshëm për pagesa udhëtimi

Dusha: Janë udhëtime të personelit për nevojat e impiantit

Tabaku: Nuk ka patur impiant në 2019

Dusha: Ne kemi nënkontraktorë që janë jashtë Shqipërisë, janë udhëtime pune të stafit për nevojat e kompanisë, duke shkuar te nënkontraktor.

Tabaku: Sipas librave të shitjes, nënkontraktori i vetëm është Zoto, kush janë në Itali?

Dusha: Nuk i mbaj mend të gjithë, janë nënkontraktorë që janë porositu agregatë

Tabaku: Nuk ka patur incenerator në 2019, kanë udhëtuar jashtë për punë kur nuk kanë patur punë. Ne duam të dimë ku kanë shkuar paratë e buxhetit të shtetit

Dusha: Ndërtimi i impiantit të inceneratorit ka përfunduar. Unë duhet ta konfirmoj se nuk e di

Ora 10:50
Debate në Komisionin për Inceneratorët! Tabaku-Sekretares së Përgjithshme të Ministrisë së Energjisë: A mbani përgjegjësi për 20 milionë euro shpenzime për punime të pakryera

Debate në Komisionin Hetimor për Inceneratorët, ku merret në pyetje , Sekretarja e Përgjithshme e ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, Viola Haxhiademi. Kryetarja e Komisionit, Jorida Tabaku, i ka drejtuar asaj disa pyetje në lidhje me disa shkelje, sipas saj, të evidentuara në Inceneratorin e Fierit dhe Elbasanit. Sipas Tabakut, në Inceneratorin e Fierit janë kryer 20 milionë euro shpenzime për punime të pakryera.

Debati:

Tabaku: Si pjesë e bilanceve të dorëzuar nga kompania janë vënë re një sërë shkeljesh. 20 milionë euro për punime të realizuar nga inceneratori i Fierit është deklaruar në bilanc, e shkruan vetë. Kanë 20 milionë euro për nën kontraktime të Zotit Klodian Zoto. Nuk mbani përgjegjësi institucioni juaj për pagesat fiktive? 20 milionë euro punime të pakryera i mbartin për vitin tjetër, si janë bërë pagesat pa pasur situacione?

Haxhiademi: Situacione ka dhe janë përgjegjës personat që kanë firmosur për ndjekjen e punimeve

Tabaku: Në koncesionin përkatës, ka ndodhur 2 herë ndryshimi i pronësisë . A ka dijeni për transferimin e aksioneve?

Haxhiademi: S’kam dijeni, por kam dëgjuar për këtë si fakt. Nuk ka asnjë kërkesë për ndryshim të pronësisë.

Tabaku: Pagesat për inceneratorin e Fierit vazhdojnë. Inceneratori i Fierit është kapur me shkelje të rënda tashmë, nga pikëpamja procedurale dhe nga pikëpamja e zbatimit. Unë kam konsultuar gjithë legjislacionin, kam parë raste të ngjashme, kam dëgjuar edhe përgjigjen e ministres përgjegjëse për ministrinë tuaj që “qeveria shqiptare ka frikë se shkon në Arbitrazh në qoftë se kjo ndodh”. Kemi konsultuar tre raste të tjera të ngjashme. Asnjë kompani ku në thelb procedura është korruptive dhe është gjykuar korruptive, nga një organ siç është rasti i SPAK-ut, nuk ka të drejtë ta çojë në Arbitrazh. Elementi i dytë është. Në momentin e hartimit të kontratës, institucioni i Avokatit të Shtetit i ka dërguar të gjithë palëve, përfshirë edhe institucionit tuaj sugjerime në lidhje me shkelje të rënda të kontratës. Ndërkohë që kontrata është miratuar pa asnjë ndryshim. Avokati i Shtetit dhe unë e kam shkresën këtu, sugjeron që “kontrata është diskriminuese në favor të koncesionarit, në dëm të shtetit. Dhe e dyta, duhet t’i jepet për gjykim një gjykate këtu dhe jo në rastin e Arbitrazhit”. Këto nuk janë marrë parasysh në hartimin e kontratës e cila në fund të ditës është miratuar nga autoriteti kontraktues, të atëhershëm, jo i juaji, por ka patur përfaqësues të institucionit tuaj. Shqetësimi është, në momentin që është vërtetuar që ka pasur pastrim parash nga inceneratori i Fierit. Nuk është vepër penale të vazhdoni dhe të bëni pagesa për një vepër penale?

Haxhiademi – Sekretare e Përgjithshme e ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë: Në lidhje me komentet e avokaturës së Shtetit, të them të drejtën nuk jam në dijeni të kaq detajeve. Patjetër që mund të jenë ngritur komente nga institucione të ndryshme për t’u reflektuar në kontratë. Në momentin që unë kam filluar, kontratat I kam gjetur të lidhura dhe në zbatim e sipër kështu që nuk di të bëj komente në lidhje me këtë çështje.

Tabaku: Për çështjen e pagesave të Inceneratorit të Fierit?

Haxhiademi – Sekretare e Përgjithshme e ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë: Për çështjen e pagesave të Inceneratorit të Fierit, pagesa e fundit është kryer është diku në dhjketor. Kontrata parashikon detyrimin për të kryer të gjitha pagesat e mundshme. Fieri aktualisht, në dijeninë time, Shoqëria me të cilënm kemi kontratën nuk është e sekuestruar…

Tabaku: Nuk është e sekuestruar por është në hetim. Ka një akuzë për pastrim parash.

Haxhiademi – Sekretare e Përgjithshme e ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë: Është nën hetim dhe në dijeninë time, nëse nuk gaboj është sekuestruar një prej aksionerëve që ka qenë më parë i shoqërisë dhe që ka maxhorancën në aksione.

/I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Kumti letrar i Ismail Kadare’, sonte në 22:00 ‘Elektroshok’ nga profesor Ardian Ndreca në Report Tv

‘Kumti letrar i Ismail Kadare’, sonte në 22:00 ‘Elektroshok’ nga profesor Ardian Ndreca në Report Tv