Talenti i Manchester United, Adnan Januzaj ka vendosur të mos pranoj ftesën e Kombëtares Shqiptare. 

Këtë e ka konfirmuar agjenti, njëkohësisht babai i lojtarit, Abedin Januzaj. "Asnjëherë, askush nga Kombëtarja e Shqipërisë nuk na ka kontaktuar për të na pyetur për mundësinë e përfaqësimit të Adnanit të fanëllës kuqezi. Por, për shkak të mënyrës si kanë rrjedhur gjërat, edhe kur të në thërrasin do t’i refuzojmë”, ka thënë Januzaj.

"Ai nuk ia ka mbyllur derën Belgjikës, por ka thënë se djali i tij është i interesuar që të vazhdojë punën për të përparuar me kampionët anglezë" deklaroj Januzaj.


(d.b/shqiptarja.com)