Të dielën është raportuar se Januzaj është në lidhje me yllin e muzikës pop, anglezen me prejardhje greke, Tulisa.
Bukuroshja e hiteve të njohura të muzikës thuhet se i ka rrëmbyer zemrën Adnanit, ku është parë që ditët e fundit kanë qëndruar në banesën e djaloshit kosovar dhe janë shoqëruar së bashku.
Madje sipas mediave, Tulisa u ka pohuar shoqeve lidhjen e saj me Adnanin, një lidhje që po kalon shumë mirë dhe se ai është një djalosh që të bën shumë të lumtur.
Tulisa është 7 vite më e madhe Adnani, edhe pse 18-vjeçar Januzaj ka arritur që ti tregojë “burrërinë” e tij bukuroshes me origjinë greke.
Redaksia online
(b.t/shqiptarja.com)