SHBA - Sipas një studimi të Shoqatës Psikologjike Amerikane, adoleshentët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës stresohen më shumë se sa të rriturit, sidomos kur janë në sezon provimesh në shkollë.
Sasia e madhe e detyrave që kanë, përpjekjet për të mësuar për provimet dhe për të bërë detyrat çojnë deri në një stres ekstrem.
Stresi, si tek adoleshentët dhe të rriturit, ka të njëjtin ndikim negativ për një sërë problemesh shëndetësore, duke përfshirë parregullsitë e gjumit, mënyrën e të ushqyerit. Në studimin e realizuar, u vëzhguan 1018 adoleshentë dhe 1950 të rritur.
Ndërmjet numrit të këtyre dy grupmoshave, u vu re një lidhje e përbashkët për problemin e stresit.
Ekipi i studiuesve zbuloi gjithashtu se adoleshentët janë më të prirur për të besuar se stresi nuk ka lidhje me pasojat shëndetësore.
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com