Adolf Hitleri martesë
me një grua hebreje?

BERLIN- Nëse historia e njeh Adolf Hitlerin, kjo ndoshta edhe prej urrejtjes së madhe që ai kishte dhe ushqeu popullin gjerman ndaj hebreve.

Por kërkimet e fundit tregojnë se Hitleri mund të ketë qenë i martuar me një grua hebreje, Eva Braun.
 
Nga një analizë ADN-je të një fije floku të gjetur në krehrin e saj, dyshohet se ajo kishte prejardhje nga një familje hebreje, e konvertuar në shekullin e 19-të në fenë katolike.

Zbulimi është paraqitur në një dokumentar në kanalin “Channel 4”, i titulluar “ADN-ja e famshme e vdekur”, i cili do të shfaqet i plotë javën e ardhshme. Në këtë dokumentar, tregohet sesi shkencëtarët janë përpjekur të marrin mostra ADN-je nga reliket dhe të analizojnë gjenomin e tyre për të zgjidhur misteret e lidhura me të. 
KRER

Lideri nazist dhe Eva Braun kanë kaluar 40 orë martesë, para se ato të kryenin vetëvrasje në një bunker. Por historia e tyre e dashurisë kishte filluar 12 vjet më parë, edhe pse Eva ishte 23 vjet më e vogël se Hitleri.

Megjithatë, ky rezultat do të vijojë të krijojë vend për dyshime. 

Për të provuar se flokët janë të Eva Braun, janë bërë përpjekje që të marren mostra ADN-je nga dy paraardhëse të Eva Braun, që janë ende gjallë. Mirëpo, të dyja kanë refuzuar. 

Krëri i flokëve të gruas të Hitlerit është gjetur në rezidencën e tyre në Bavari dhe në vitin 1945 është ruajtur nga oficeri i shërbimit të fshehtë të ushtrisë amerikane, kapiten Paul Baer.
KRER
Djali i oficerit tregon se babai i tij, në atë kohë kishte marrë në një çantë disa artikuj që i përkisnin çiftit, mes të cilëve ishte edhe krehri i gruas.

Pas vdekjes së oficerit amerikan në 1970, djali i tij e kishte shitur krehrin tek një tregtar specialit për 1 200 paund.
ADN
 
Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)
 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Procesi/ Presidenti dhe kriminel i dënuar, vendimi historik ndaj Trump për rastin e yllit porno

Procesi/ Presidenti dhe kriminel i dënuar, vendimi historik ndaj Trump për rastin e yllit porno