Adrian Shatku pagoi edhe familjen Berisha, ish-kryeministri: Biznesmeni i mori marrëveshjet me urdhër të Ramës! Dumani mercenar, ngriti akuzë vetëm për Metën e Kryemadhin

Adrian Shatku pagoi edhe familjen Berisha, ish-kryeministri: Biznesmeni i mori marrëveshjet me urdhër të Ramës! Dumani mercenar, ngriti akuzë vetëm për Metën e Kryemadhin

Sali Berisha

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar në një konferencë për shtyp arrestimin dhe dosjen e Ilir Metës. Një koment Berisha e pati edhe për biznesmenin Adrian Shatku, për të cilin çifti Meta-Kryemadhi përdorën të gjithë pushtetin e tyre që të merrte në Shqipëri lejet për 2 projekte milionëshe, futjen në tregun e fibrave optike si dhe lidhjen e marrëveshjes së interkonjekionit të transferimit të thirrjeve telefonike, përmes dy kompanive UNIFI Communication INC dhe UNIFI Holdings INC.

Redaksia investigative e Shqiptarja.com zbuloi se biznesmeni Shatku ka pasur lidhje dhe ka paguar edhe familjen Berisha. Por, Berisha nuk tha asnjë fjalë për pagesat që ka marrë vajza e tij Argita nga biznesmeni Shatku dhe mori në mbrojtje Monika Kryemadhin. Ai thotë se Berisha thotë se në dosjen e SPAK del qartë se ka një raport mes Monika Kryemadhit, Ardian Shatkut biznesmen, por përituesi kryesor sipas tij i aferave korruptive është kryeministri Edi Rama. Sipas tij, marrëveshjet Shatku i fitoi me urdhër të Ramës dhe tha se duhej të ishte ngritur akuzë edhe për kreun e qeverisë.

“Garantoj çdo shqiptar se kurrë nuk do mbroja një akt korruptiv nga cilido që të ishte, por kurrë nuk pranoj dot akuza politike ndaj cilitdo qofshin ato. Altin Mercenari shkruan në paçavuren e tij se Kryemadhi dhe Meta kanë favorizuar biznesmenin Shatku me një linjë interkonjeksioni, apo linjë transmetimi. Por çfarë thotë dokumenti, korrespondenca e Kryemadhit me Shatkun. Kryemadhi i thotë Shatkut se e takova zotin Rama dhe e pyeta se çfarë po bën me problem e Shatkut. Rama m’u përgjigj bëjeni urgjent. Dhe Shatku ia kthen, ky është lajmi më i mirë i vitit. Unë ti dhe çdo qytetar, në këtë rast kuptoj që ka një raport Kryemadhi-Shatku-Rama. Del qartë se dhuratmadhi është Rama, ndaj edhe Shatku shprehet se ky është lajmi i vitit. A mund të pranojë ndërgjegjja njerëzore e një njeriu, një akuzë të ngritur ndaj Kryemadhit dhe Metës, apo vetëm ndaj Kryemadhit dhe jo ndaj Edi Ramës”, tha Berisha.

Sali Berisha e cilëson arrestimin e aleatit të tij Ilri Metës të ndërtuar mbi akuza politike dhe e quan rrëmbim brutal arrestimin e tij. Sulme të ashpra pati edhe ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani, duke e quajtur mercenar të Ramës. 

“Rrëmbimin brutal të një qytetari në hetim, të një ish-kryeministri, ish-presidenti, ish-kryetari të kuvendit vetëm për urrejtje të Edi Ramës. Më thonë që Rama i konfirmoi një kolegu tuaj se e bëra, s’mund të mos  e bëja atë kundër Ilir Metës. Dhe unë i them turpi të mbuloftë, tregove se je bastard i babës tënd xhelat që urdhëronte varjen e kundërshtarëve politikë për mendimet ndryshe”, vijoi Berisha.

Ish-kryeministri thotë se nuk do heqin dorë nga mosbindja civile dhe kërkesa për qeveri teknike.

“Kemi të bëjmë me farsë fushatë, fasadë elektorale dhe jo zgjedhje. Plani B dhe plani A është mosbindje civile, qeveri teknike dhe zgjedhjet e lira. Nuk mund të heqim dorë nga mosbindja civile deri ditën kur qytetarët të votojnë si qytetarë të lirë”, u shpreh Berisha.

Sa i takon protestës më 29 tetor, Berisha thotë se ende nuk kanë një skenar, ndërkohë që komentoi edhe takimin e Ramës që mban nesër me shqiptarët në Nju Jork.

"Unë u bëj thirrje gjithashtu sot të gjithë atyre shqiptarëve në Nju Jork dhe kudo që janë të përdorin vezë dhe domate kundër kreut të narkokrimit shqiptar, që vjen për të kërkuar votën e tyre", vijoi Berisha. 

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Trumpi hesht, Ukraina debaton', Presidenti i zgjedhur i SHBA-së ende pa një plan zyrtar për të ndaluar luftën e Rusisë

'Trumpi hesht, Ukraina debaton', Presidenti i zgjedhur i SHBA-së ende pa një plan zyrtar për të ndaluar luftën e Rusisë