Mos e kërkoni të vërtetën e protestës nëpër mediat e qeverisë apo kanalet e ‘opozitës’. Aty jeta ka ngrirë. Ka mbetur një teatër hijesh, i ndërtuar për të ushqyer iluzionin e një pakice që mendon se mund të sundojë pa afat.
Aty mbillet përditë helm dhe ndasi, ushqehet qëllimisht lufta mes dy llogoreve false, i vetmi tharm jetik që mban në këmbë një klasë politike dështakësh arrogantë.
Kjo është Shqipëria e fasadës, e majmur mbi kurrizin e parasë publike, një lloj republike e fodullëve të luksit që e shesin vjedhjen si sukses.
Shqipëria që merr frymë, Shqipëria që rreh në gjoksin e njerëzve, është sot në sheshe dhe në rrugë. Jashtë rrezes së kamerave të blera apo të rreshtuara.
Ajo po rilidh fijet e këputura me fatin e një vendi që deri dje dukej se po lundronte pa busull.
Kjo Shqipëri e dytë është përgjigjja më e mprehtë e pyetjes që peshonte prej kohësh mbi të gjithë: A ka më shpresë ky vend? Nuk erdhi shpresa as me reformat e diktuara në zyra të huaja, as nga komedia e hajdutit që thërret ‘kapeni hajdutin’.
Ajo rilindi me të rinjtë që refuzuan të kapitullojnë përballë sistemit të betonuar të faktit të kryer.
Ky sistem nuk bie kollaj. Kjo dihet. Ai mbrohet nga një rrjet i dendur interesash i atyre që ditën shahen dhe natën janë ortakë. Këta kanë sot në dorë paratë dhe pushtetin.
Kanë edhe një ushtri mercenarësh, misioni i të cilëve është ta thyejnë e ta përçajnë shpirtin e qëndresës.
Por sido të shkojë, një triumf i madh dhe i prekshëm është arritur. Skenari i apatisë dështoi. U gris perdja e shpifur e propagandës që tenton ta fshehë kalbësirën morale, nën shkëlqimin e rremë të luksit. Mësuam se fryma nuk është shuar. Se Shqipëria e bukur ekziston. Se mund të blihet shumëçka, por kurrë dinjiteti i një populli.
Njerëz me shpirt të pastër refuzuan të qëndrojnë thjesht spektatorë.
Ky akt guximi i dëshmoi vendit dhe botës se shpirti i rezistencës shqiptare është ende gjallë.
Ky është një kapital i madh moral.
Asnjë sundimtar i rremë që kujton se paratë dhe pushteti e kanë ngritur përgjithmonë mbi njerëzit, nuk e zhbën dot më. Nuk mundet!/ Gazeta Dita
Komente









Ky djalii Dites o duhet te kete probleme mendore pse duhet te jete shpirtzi
PërgjigjuKarrigia me gojen e krokodilit i ngjan shume fytyres gjakpirese te Berishes tja bej peshqesh per te taraca e shpis ku mban fjalimet krimineli vampiri i Shqiperis!
PërgjigjuThanas .ti e quan regjim kur qeveria votohet nga shumica ????mund te kesh kritika eshte shume e drejte po revolucioni eshte ne imagjinaten tende te semure...regjimi nuk do te linte te shkruaje,manifestoje,kritikoje si te doje pa' te hyre gjembe ne kembe
Përgjigju