Belind Këlliçi xhiro me jaht, Adriana Kalaja bëhet xheloze: Duhet të na kishte ftuar edhe ne

Belind Këlliçi xhiro me jaht, Adriana Kalaja bëhet xheloze: Duhet të na kishte ftuar edhe ne

Pushimet e Belind Këlliçit

Zilitë kanë nisur të shfaqen dukshëm mes Kryetares së Komisionit të Apelimit në Partinë Demokratike, Adriana Kalaja dhe kandidatit humbës të demokratëve në zgjedhjet e fundit vendore, Belind Këlliçi.

Javën e kaluar tirane">Belind Këlliçi u kap mat duke vijuar pushimet e tij luksoze në një nga resortet më të shtrenjta në bregdet. Fotot e siguruara nga disa pushues në resortin luksoz, tregojnë Belind Këlliçin bashkë me disa persona të tjerë, të cilët përdorin skaf për të bërë pushimet e tyre më të rehatshme.

E pushimet luksoze nuk i ka kapërdirë Adriana Kalaja e cila gjatë fjalës që mbajti paraditen e sotme në protestë nuk e fshehu zilinë.

"E pa jahtin ku kishte hipur Belindi. Në fakt unë jam pak xheloze se Belindi duhet të na kishte ftuar edhe ne” tha Kalaja. 

Pasi hoqi dorë nga mandati i deputetit të Tiranës dhe kandidoi për zgjedhjet vendore përballë Kryebashkiakut Erion Veliaj dhe humbi me diferencën më të thellë në historinë e përballjeve elektorale midis dy kandidatëve, Belind Këlliçi zyrtarisht është ende i papunë dhe është e paqartë se me çfarë të ardhurash jeton apo se me çfarë i paguan pushimet në zona luksoze, me dreka e darka në restorantet e resortit dhe udhëtime me skaf. Ai është parë edhe duke drekuar në restorantet e zonës, të cilat njihen për luksin dhe çmimet e larta, që shpeshherë janë bërë subjekt i diskutimeve në rrjetet sociale. 

 Nuk dihet nëse në xhiron e radhës, Këlliçi do marrë me vete edhe Kalanë.  


Lajmi kryesor:

Dështon sërish protesta e opozitës para bashkisë së Tiranës! Pamjet me dron! Shikoni sa pak janë! Këlliçi sulmon ndërkombëtarët: Jeni të kapur


S.G//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarjet e fundit në vend ju shqetësojnë për nivelin e sigurisë?



×

Lajmi i fundit

Besiana Kadare shpërndan foton e rrallë me Edi Ramën

Besiana Kadare shpërndan foton e rrallë me Edi Ramën