TIRANE- Në një intervistë për "Top Story", kryeprokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla bëri të ditur se nuk mund të fillojnë hetime për 21 janarin bazuar në deklaratat e partive politike.

Duke e krahasuar ngjarjen me `97, Llalla bëri të ditur se ajo ishte përgjegjegjësi e pjasmarrësve. "Këto janë situata që në Shqipëri janë përsëritur shpesh gjatë këtyre 20 viteve dhe të krijojnë një përshtypje jo të mirë. Unë personalisht në vitin 1997 kam filluar punë për herë të parë në qytetin e Lushnjes, ku gjeta një qytet të shkatërruar nga trazirat e atij viti. Ajo (21 janari) ishte një ngjarje e rëndë që ndodhi në mes të kryeqytetit me ato pasoja të rënda me atë mënyrë që u organizua dhe gjykoj se ishte përgjegjësi e të gjithë atyre që morrën pjesë në këtë ngjarje.Vetëm me deklarata publike ne nuk mund të rifillojmë hetimet pa patur të dhëna konkrete lidhur me këtë rast. Në datën 30 janar Prokuroria do të japë konkluzionet e saj përfundimtare lidhur me personat që akuzohen për këtë vepër penale", tha ai.

Ai shtoi se vendi ynë nuk ka situata ekstreme për të patur një organ të tillë siç është ai i Prokurorisë së Krimeve të Rënda. "Ajo prokurori ka patur rezultate të mira gjatë kësaj periudhe. Puna është vlerësuar pozitivisht si nga fajtorë ndërkombëtarë që mbëshettën krijimin e saj. Megjithatë në bindjen time në shqipëri nuk është një situatë kaq ekstreme sa të kemi struktura të tilla për të ndërtuar prokurori apo gjykata të kësaj natyre", tha ai. Ai shtoi se organi i akuzës është duke hetuar zyrtarë të niveleve të larta në vend, kjo pas denoncimit të bërë nga qytetarët.

 "Ka zyrtarë të nivelit të lartë të cilët denoncohen nga qytetarët dhe për të cilët ka filluar hetimet, hetime të cilat mund të heen publike në ditët në vijim", tha ai. Ndër të tjera ai shtoi se në organin e akuzës janë depozituar kallëzime penale përsa i përketë akuzave të mazhorancës në drejtim të bashkëshortes së Edi Ramës, ku tha se janë duke u verfifikuar provat dhe më pas do të ketë një vendim për fillim hetimi apo jo.

Shkrimi u publikua në shqiptarja.com
(sg/shqiptarja.com)