Adrijan Gaxha ofendon Mumajesin, e quan gay

Adrijan Gaxha ofendon Mumajesin, e quan gay
Vajzat e emisionit shumë të komentuar në kanalit "Youtube" - "Thumb", Fatma dhe Elona, në një nga programet e fundit të tyre, kanë intervistuar Flori Mumajesin gjatë xhirimit të klipit të fundit me Genën.

 Mes tjerash, kompozitori i njohur ka thënë se për të Adrian Gaxha është një fenomen i shou-bizit dhe ai nuk është këngëtar, pasi, sipas tij, të ishte ai këngëtar do të kishte pasur rastin të kishte punuar me të.

 Ky reagim i Florit ka ardhur pas disa kohësh, kur, sipas këngëtarit të hitit "Ngjyra e kuqe", kishte marrë një mesazh të keq nga kompozitori, për shkak të po kësaj kënge. Ka kohë që kur Mumajesi kishte akuzuar Adrianin për kopjim të idesë në këngën "Ngjyra e kuqe", ndërkohë që Adriani nuk kishte reaguar, ndërsa në sulmin e dytë që Mumajesi i ka bërë Gaxhës, ai i është kundërpërgjigjur ashpër, madje duke e quajtur edhe Gay.

Këtë reagim Adrijan Gaxha e ka bërë në profilin e tij në Facebook në një status ku nuk e shënon emrin e Florit, por e quan atë gay, duke i kujtuar se ai ka nisur qysh në moshën 5-vjeçare të këndojë, atëherë kur kompozitori Mumajse sipas tij nuk kishte lindur ende.


(j.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

Uragani apokaliptik ‘Milton’ godet Floridën, mijëra njerëz në arrati! Shkencëtarët shtangen nga ndryshimi i forcës së tij: Moti s’po parashikohet më! (VIDEO)

Uragani apokaliptik ‘Milton’ godet Floridën, mijëra njerëz në arrati! Shkencëtarët shtangen nga ndryshimi i forcës së tij: Moti s’po parashikohet më! (VIDEO)