BELGJIKË - E kush tha që ‘dronet’, aeroplanët e vegjël të telekomanduar, mund të përdoren vetëm në ushtri? Një shkollë belge ka gjetur një mënyrë të re për të mos u lejuar studentëve të saj të kopjojnë gjatë provimeve.

Mësuesit e shkollës "Thomas Moore" në Belgjikë, po testojnë një aeroplan të vogël të telekomanduar i cili filmon sallën se ku kryhen provimet. Ky aeroplan pa pilot, i quajtur "DJI Phantom" është i pajisur me disa kamera GoPro dhe fluturon rreth klasës së mësimit, për t’u siguruar se nxënësit nuk po kopjojnë.

Megjithatë do të duhet kohë para se kjo teknologji të futet në përdorim, pasi ‘drone’-t mund të qëndrojnë në fluturim deri në 15 minuta, shumë pak në krahasim me kohëzgjatjen e një provimi.

Gjithashtu është dhe problemi i i motorrit të aeroplanit të vogël pa pilot i cili mund të hedhë tutje fletët e provimit, me fuqinë e vet.

Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)