AUSTRALI- Një aeroplan i vogël ka kryer një ulje thuajse perfekte me parashutë pas një defekti në motor. Ngjarja e rrallë ndodhi në Malet Blu të Australisë.
 
Piloti i aeroplanit të llojit “Cirrus” aktivizoi menjëherë parashutën kur vuri re se aeroplani ishte në rënie të lirë. Sipas ekspertëve dhe policisë, nëse nuk do të is the për parashutën, të gjithë udhëtarët do të kishin humbur jetën.
 
Piloti dhe 2 pasagjerët pësuan vetëm plagë të lehta dhe u dërguan në spital për kurim.

Një banor i zonës fillimisht dëgjoi zhurmën e motorit të prishur dhe më pas pa aeroplanin që i drejtohej shtëpisë së tij. Fatmirësisht mjeti rra mbi një fushë me bar pak metra larg shtëpisë. Firma “Cirrus” pretendon se deri më sot, të paktën 85 jetë janë shpëtuar falë parashutave të vendosura mbi kabinën e pilotit.

Redaksia Online
(Erin Dini/e.s/shqiptarja.com)