Aeroporti i Rinasit kryeson me rritjen më të lartë të pasagjerëve në Europë, 259,4% e krahasuar me 2019! Rama 'thumbon' kritikët me patronazhistët

Aeroporti i Rinasit kryeson me rritjen më të lartë të pasagjerëve në Europë, 259,4% e krahasuar me 2019! Rama 'thumbon' kritikët me patronazhistët

Foto ilustruese

Shqipëria kryeson listën e hyrjes së pasagjerëve në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas për të gjithë Europën, e krahasuar me të dhënat e pesë viteve më parë.

Lajmin e njoftoi vetë kryeministri Edi Rama, me një postim të radhës në rrjetin social Facebook, ku nënvizon se rritja në shifra është 259,4%, për vitin 2024, e krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019. Madje shifra shumë herë më të larta se hyrjet në aeroporte ndërkombëtare të mëdha të vendeve të BE-së dhe më gjerë në kontinent.

Këto informacione kanë dalë nga Këshilli Ndërkombëtar i Aeroporteve. Rama nënvizon me ironi në fund të postimit të tij, duke ‘thumbuar’ kritikët, duke nëntekstuar me një yll (*) “agjenci patronazhistësh të hapësirës ajrore”.

Vetëm në muajin korrik të këtij viti, nga Aeroporti “Nënë Tereza” hynë 1.191.182 pasagjerë, ndërsa në korrik të vitit 2023, të krahasuara, hynë 834.113 pasagjerë.

Në periudhën janar-korrik kanë hyrë 5.982 .066 pasagjerë, ndërsa në janar-korrik 2023 kanë hyrë 3.723.613 pasagjerë, pra shtatëmujori i 2024 ka shënuar 1.113.908 hyrje më shumë. Në detaje, për këtë vit 3 milionë e 547 mijë e 987 janë shtetas të huaj dhe mbi 2 milionë e 430 mijë janë shqiptarë.

Postimi i Ramës:

“Ja edhe të dhënat e Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve* ku PËR KATËRMUJORIN E DYTË TË KËTIJ VITI, AEROPORTI “NËNË TEREZA” KRYESON ME RRITJEN MË TË LARTË TË NUMRIT TË PASAGJERËVE NË KLASIFIKIMIN PËR EUROPËN.

*agjenci patronazhistësh të hapësirës ajrore”

Tabela me shifrat për hyrjet e pasagjerëve në Rinas

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Borrell propozon sanksionimin e zyrtarëve izraelitë për shkak të dhunës së kolonëve

Borrell propozon sanksionimin e zyrtarëve izraelitë për shkak të dhunës së kolonëve