Aeroporti Kukësit nis fluturimet nga 15 korriku me Zyrihun dhe Stambollin, Rama: Kush mendoi se u hap vetëm për fushatë, gaboi

Aeroporti Kukësit nis fluturimet nga 15 korriku me Zyrihun dhe Stambollin, Rama: Kush mendoi se u hap vetëm për fushatë, gaboi

Foto ilustruese

Kryeministri Edi Rama ka dhënë lajmin se me 15 korrik Aeroporti i Kukësit 'Zayed-Flatrat e Veriut' do të nisë fluturimet me Zvicrën dhe Turqinë. Në një postim në 'Facebook' Rama publikon çmimet e linjave ajrore dhe shkruan se në bazë të biletës ushëtarët do të kenë edhe një euro taksë.

Kryemnistri Rama parlajmëron se do të ketë përsëri lajme të mira nga ky front. Ndërkaq, Rama iu ka dhënë përgjigjje edhe zërave që supozonin se Aeroporti i Kukësit ishte vetëm për fushatë. Ai shkruan se kush mendoi ashtu gaboi sepse asgjë nuk bëhet vetëm për fushatë.

Fluturimi i parë i Aeroportit të Kukësit u bë me 18 maj të këtij viti. Avioni 'Air Albania' u nis nga Londra ku mori emigrantë shqiptarë në Britaninë e Madhe, më pas është ndalur fillimisht në Rinas ku kanë marrë kryeministrin Edi Rama dhe fluturimi ka vijuar drejt Kukësit. Qytetarët në Kukës kishin krijuar një atmosferë festive dhe i pritën emigrantët së bashku me kryeministrin me lodra, flamuj e me shumë entuziazëm.

Aeroporti Ndërkombëtar i Kukësit 'Zayed-Flatrat e Veriut' ka një pistë prej 2.2 kilometrash dhe kullën e tij të vrojtimit, ndërsa në pjesën e vendqëndrimit të avionëve, është projektuar për të mbajtur 3 avionë njëkohësisht, ndërkohë që brenda 1 ore mund të nisen 4 avionë nga aeroporti i Kukësit. Terminali zë një faqe prej 3500 m2, ka 2 portat hyrëse dhe brenda saj edhe një zonë muzeale në përkujtim të luftës së Kosovës, e cila ishte edhe pikënisja e këtij aeroporti, si dhuratë e Emirateve të Bashkuara për të pritur ndihmat për refugjatët.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë