AF Elbasani, historia e re e futbollit në qytetin traditë! Drejtori i klubit: Tifozët na mirëpritën

Më 2 gusht do të marrë jetë klubi i ri Akademia e Futboll Elbasanit, që krijohet rishtazi nga bashkia pas ngërçeve me FK Elbasanin, aksionet e së cilës vijojnë të jenë në gjyq. Drejtori sportiv, Elton Guranjaku për Report tv tregon fillimisht se nga kush mbështet Akademia e Futboll Elbasanit, ndërsa është optimist për të ardhmen.

‘Për momentin aksionere është 100% bashkia e Elbasanit. Më pas mendoj se do të afrohen edhe aksionerë të tjerë. Deri më tani kemi patur shumë donacione nga sponsor të cilët janë afruar në skuadër,’-deklaroi ai.

I pyetur se si është pritur krijimi i klubit të ri që do të përfaqësojë qytetin e Elbasanit që ka një traditë në futboll Guranjeku përgjigjet:

Tani mendimet janë të ndryshme, por e rëndësishme është që ne kemi një mbështjetje nga ‘Tigrat Verdh e Blu’, që do ta mbështesin skuadrën gjatë gjithë sezonit. Më e rëndësishmja është që ne kemi një mbështetje të plotë nga shumica e tifozëve dhe sportdashësve në Elbasan,’-tha ai.

Sipas Guranjakut pas dy vitesh Akademia e Futboll Elbasanit do të militojë në Kategorinë e Parë.

‘Projekti është që çdo vit të ngjitemi nga një kategori. Them me bindje të plotë që këtë vit me skuadrën që kemi formuar ngjitja është e padiskutueshme. Gjithashtu jemi gati edhe për vitin tjetër që të ngjitemi një kategori më lart. Synimi jonë është që pas dy viteve të jemi në kategorinë e parë,’-u shpreh ai.

Gjithsesi asgjë nuk është e lehtë dhe Guranjaku tregon vështirësitë e para që po has krijimi i Akademisë së Futboll Elbasanit.

‘Vështirësitë janë sepse është vetë kategoria e tillë, kategoria amatore. Për këtë arsye futbollistët e kanë të vështirë të rikthehen në një ligë të tillë. Edhe futbollistët që ne kemi kontaktuar janë të gjithë që kanë luajtur në kategoritë e larta,’-tha ai.

Klubi historik i qytetit FK Elbasani administrohet nga biznesmeni Arben Laze, i cili po lufon në gjykatë për të marrë aksionet e plota. Por deri atëherë elbasani do të ketë klubin e ri, Akademia e Futbollit.

Ne.k./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb