Afatet për Vetingun, ja kur
bojkoti i PD hedh në erë procesin

Shpallja e thirrjes për paraqitjen e shprehjes së interesit për të shërbyer në organet e Vetingut, e ka futur automatikisht këtë proces në një hulli afatesh, shkelja e të cilave tashmë rrezikohet nga bojkoti i Partisë Demokratike.

Ligji për Vetingun parashikon 13 data, brenda të cilave duhet të ngrihen organet e Vetingut. Sipas përllogaritjeve të Shqiptarja.com, mesi i muajit Maj shënon edhe afatin e fundit për ngritjen e organeve të Vetingut.

Aktualisht, pas përfundimit të verifikimit të kandidatëve nga Avokati i Popullit në 17 Shkurt, vëzhguesit afatshkurtër të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit po kalojnë në filtër listë kandidatëve të kualifikuar në fazën e parë. ONM, brenda datës 3 Mars, duhet të dorëzojë vlerësimin për secilin kandidat.

Ndërkaq, brenda datës 6 Mars, Kuvendi duhet të miratojë ngritjen e komisionit ad hoc me gjashtë anëtarë, të ndarë në mënyrë të barabartë midis shumicës dhe pakicës parlamentare. Respektimi i këtij afati do të varet nga vullneti i Partisë Demokratike. Nëse opozita nuk rikthehet në Kuvend për të propozuar anëtarët e saj, automatikisht do të çojë në shkeljen e të gjitha afateve të tjera të parashikuara në ligj, duke e futur procesin në një terren paligjshmërie.
 
Afatet për ngritjen e organeve të Vetingut
 
1.15 ditë ishte afati për aplikimin për organet e Vetingut nga shpallja e Avokatit të Popullit. 

2.7 ditë ishte afati për Avokatin e Popullit për verifikimin e kandidatëve nëse i plotësonin kriteret formale. 

3.Në 17 Shkurt Avokati i Popullit i dorëzoi Operacionit Ndërkombëtar listën me 27 kandidatë për organet e Vetingut, nga 191 që aplikuan. 
  
4.14 ditë afat ka ONM për vlerësimin e kandidatëve. 

5.3 Marsi është afati i fundit për ONM, për t’i dërguar Kuvendit vlerësimet për kandidatët e kualifikuar. 

6.6 Marsi është afati i fundit për Kuvendin për ngritjen e komisionit të ad hoc me gjashtë anëtarë, të ndarë midis shumicës dhe pakicës, për verifikimin e kandidatëve. 

7.16 Marsi është afati i fundit për komision ad hoc, për t’i përcjellë listën e kandidatëve dy komisioneve të tjera përzgjedhëse. 

8.26 Marsi është afati i Kuvendit për ngritjen e dy komisioneve të tjera për shqyrtimin kandidatëve që plotësojnë kriteret, e kandidatëve që nuk i plotësojnë dhe të listës së ONM. 

9.30 ditë nga konstituimi i tij, komisioni ad hoc i përzgjedhjes, zhvillon procedurën për votimin e kandidatëve. 

10.27 Prilli është afati i fundit për Sekretarin  e Përgjithshëm të Kuvendit, i cili në bazë të votimit të komisionit, harton listën përfundimtare të kandidatëve. 

11.Brenda 10 ditëve, Kuvendi miraton listën e kandidatëve në bllok me 3/5 e votave të të gjithë anëtarëve. 

12.Nëse Kuvendi nuk e miraton listën në bllok, ia kthen atë komisioneve brenda 10 ditëve. 

13.Kuvendi, brenda 10 ditëve nga dërgimi i listës së dytë, mund ta rrëzojë në bllok listën e kandidatëve me 2/3, në të kundërt kandidatët e përzgjedhur konsiderohen të zgjedhur.  

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 6 Janar, 20:03

    Si iu duket trafiku rrugor në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Media greke: Dritan Rexhepi, shqiptari që ndërtoi kartelin e kokainës, nga ‘investitori’ grek në ‘Escobarin’ e ri të perandorisë së drogës

Media greke: Dritan Rexhepi, shqiptari që ndërtoi kartelin e kokainës, nga ‘investitori’ grek në ‘Escobarin’ e ri të perandorisë së drogës