1711028429_ahmetajmancka.jpg

Report TV mëson se e pandehur do të merret dhe ish bashkëshortja e ish zv/kryeministrit Arben Ahmetaj.

Mësohet se fletëthirrja për tu paraqitur që ti komunikohet akuza në SPAK i është dërguar edhe Albina Mançka.

Ende nuk dihet akuza që do ti komunikohet, teksa emri i saj zë vend të konsiderueshëm në dosjen hetimore të SPAK sa i takon pasurisë tjetërsimit të pronave apo faturave të majme të pajustifikuara për investime në apartamente dhe vilën në Palasë.


Lajmi kryesor:

Afera me inceneratorin e Elbasanit, SPAK merr të pandehur Arben Ahmetajn, Klodian Zoton dhe Mirel Mërtirin!