TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha, i pandehur për aferën Partizani, do paraqitet nesër në SPAK në zbatim të masës detyrim paraqitjeje. Kryetari i PD duhet të paraqitet në orën 10:00 para oficerit të policisë gjyqësore.
Por, edhe kësaj radhe ish-kryeministri ka mobilizuar sërish militantët para prokurorisë së SPAK. Report Tv dhe Shqiptarja.com kanë siguruar mesazhin që u është drejtuar strukturave që nesër, 20 janar, të mblidhen sërish në SPAK teksa Berisha do paraqitet në zbatim të masës së sigurisë të caktuar ndaj tij.
“Dita e hënë është data e radhës e përcaktuar për t'u paraqitur Kryetari i PD, Prof. Dr. Sali Berisha, në SKAP. Ndaj, në orën 9:30, përsëri të gjithë në protestë përpara SKAP-it, si vegël në duar të Ramës për të përndjekur kundërshtarët politikë. Faleminderit”, thuhet në mesazhin e ndarë për strukturat e PD.
Kjo është hera e dytë që Berisha do paraqitet në SPAK, ndërsa për herë të parë në zbatim të masës së sigurisë shkoi në SPAK më 6 janar ku mblodhi vetëm një grusht militantësh. Berishës iu rikthye masa e detyrimit të paraqitjes më 3 janar 2025 nga gjyqtari i Apelit të Posaçëm, Engert Pëllumbi, pasi SPAK ankimoi lirimin e tij.
Berisha është marrë i pandehur për dosjen ‘Partizani’, për të cilën SPAK e akuzon se me një sërë veprimesh i hapi rrugë privatizimit të ish kompleksit sportiv Partizani që u pasua me ndërtimin e 19 kullave, ku përfitues është dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi, i pandehur gjithashtu.
Të pandehur në aferën Partizani janë edhe biznesmeni Fatmir Bektashi, Xhimi Begeja orataku i Malltezit, trashëgimtar i tokës dhe bashkëpronar i 'Homeplan' dhe Andia Pustina, financiere që kryente të gjitha operacionet financiare dhe ligjore të Homeplan.
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 Shkurt, 10:32
Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?
-
Shumë
28.7%
-
Pak
59.8%
-
Nuk e di
11.5%
Vota total: 1964
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ylli Pata: Nëse ka rënë non grata e Berishës, ka rënë edhe për Tom Doshin dhe Vangjush Dakon
6 Shkurt, 19:21
-
Trump ngriu fondet për SPAK, reagon BE: Mbështesim reformën në drejtësi, kemi dhënë 50 mln € asistencë teknike, 8 mln € vetëm për Prokurorinë e Posaçme
6 Shkurt, 18:35
-
Dosja 'Plumbi i Artë', Nuredin Dumani dëshmon në gjykatë: Si korruptoja policët për të trafikuar armë
6 Shkurt, 15:30
-
Kristaq Kume: Kushti i Berishës për votën e diasporës pa dokumentat shqiptare, i pavend
6 Shkurt, 14:25
-
Familjarët e Lulzim Bashës ‘fqinji’ më të rinj të SPAK, kunati dhe bashkëshortja hapin zyra tek dera e Prokurorisë (VIDEO)
6 Shkurt, 14:18
-
Kushti i Berishës për votën e diasporës, analisti Martin Leka: Në kundërshtim me ligjin! Do e përdori si alibi për humbjen në zgjedhje! Pas 11 majit do jetë ende lider i PD
6 Shkurt, 13:58
-
Tjetërsimi i 45 mijë m2 tokë te Gjiri i Lalzit, GJKKO dënon me 10 muaj burg ‘Rrumin e Shijakut’! SPAK kërkoi 3 vite heqje lirie
6 Shkurt, 13:05
-
Hidhet shorti, ja gjyqtarja që do të shqyrtojë çështjen e ish-kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro
6 Shkurt, 11:21
-
SPAK heton Belind Këlliçin për falsifikim të diplomës së gjimnazit, sekuestron dokumentacionin e 'Harry Fultz'! Merret në pyetje drejtoresha e shkollës
6 Shkurt, 11:03
-
'Ia kalove Enverit?', Rama: S’e lë pushtetin nëse ata që ma kanë dhënë do ma japin sërish! Protestat e opozitës para Bashkisë Tiranë, si hudhër të mos na marrin mësysh
6 Shkurt, 08:40
-
Mero Baze: Gjunjëzimi i PD para 'Kandidatit për Kryeministër'
5 Shkurt, 23:02
-
Kushti i Berishës rrezikon votën e diasporës, Lavdrim Krashi: Rregullat e lojës nuk ndryshohen pasi ka nisur loja! Kthupi: PD ishte e bindur se emigrantët nuk do votonin
5 Shkurt, 21:56