Afera 'Partizani', Erion Braçe: Berisha shkeli shtetin me këmbë për interesa personale, SPAK s’ka goditur individin, por kapjen më të madhe të shtetit pas Gërdecit

Deputeti i PS Erion Braçe i ftuar në emisionin “Kontrast” në Report TV ka deklaruar se roli i Sali Berishës në aferën e privatizimit të ish kompleksit Partizani, me procedurat e kryera dhe abuzimet që ish kryeministri dhe qeveria e tij bënë për të favorizuar Jamarbër Malltezin, tregon se ka shkelur shtetin me këmbë.

Sipas Braçes Prokuroria nuk ka goditur individin me këtë hetim siç pretendon Berisha, por kapjen e shtetit. Teksa e quan aferën e privatizimit të ish-kompleksit Braçe kapjen më të madhe të shtetit që mund të ketë ndodhur ndonjëherë pas Gërdecit, një provë të fortë kundër Berishës nënvizoi ndryshimin e disa ligjeve në një hark kohor brenda dy vitesh.

“Bujar Leskaj ka qenë kundër kthimit të pronës. Dashnor Sula është i njëjti deputet që ka mbajtur qëndrim për ligjin e sportit , ka thënë jam kundër. Këta më habisin me qëndrimin e sotëm. Ka akoma hije të zeza te kjo dosja e kësaj lagjeje.

Po ta shohësh procesverbalin, unë dhe Majko e kemi pyetur disa herë Berishën dhe refuzonte të na përgjigjej. Ore e mori pronari por çfarë do të ndodhë me truallin? S’na u përgjigj. E kam pyetur disa herë. Ishte i vetëdijshëm për atë që do ndodhte…Prokuroria nuk ka goditur individ me këtë hetim por kapjen e shtetit".

Ndryshimi i ligjeve për sportin në favor të dhëndrit të Berishës, menjëherë sapo erdhi në pushtet në vitin 2005 për Braçen është prova më e fortë që SPAK ka kundër tij.

"Ka pasur shume akuza për inceneratorët, janë thënë dhe të pavërteta. Por të ndryshosh 7-8 ligje në harkun e dy viteve është kapja më e madhe e shtetit që mund të ketë ndodhur ndonjëherë pas Gërdecit. Ta ndryshosh ligjin e sportit sa vjen në pushtet një vit pasi vjen në pushtet dhe po përsëri pas dy vitesh… Kjo tregon se roli i këtij njeriu në këtë aferë e ka shkelur shtetin me këmbë në favor të interesave të veta personale”, tha ai.

Braçe komentoi edhe kaosin që krijoi grupi i Rithemelimit në Parlament, duke thënë se Berisha ka nxjerrë potencialin e tij destabilizues për të shantazhuar prokurorët e SPAK. Nuk la pa bërë një koment edhe për sjelljen e paqëndrueshme politike të deputetit Gazment Bardhi, për të cilin tha se dikur negocionte në Kuvend për të mos i dhënë hapësirë Sali Berishës, ndërsa sot bën të kundërtën.

Struktura e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionin ka marrë nën hetim ish-kryeministrin Sali Berisha i akuzuar për “korrupsion pasiv” në aferën e privatizimit të kompleksit sportiv “Partizani” dhe GJKKO ka caktuar për të masën “detyrim paraqitje” si dhe i ka ndaluar ndaljen jashtë vendit. Sipas SPAK, Berisha ka përdorur pushtetin në dispozicion të përfitimeve direkte të dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi. Për dhëndrin e Sali Berishës, Jamarbër Malltezi, përfituesi direkt nga privatizimi i truallit të “Partizanit” ku sot janë ngritur 19 kulla, GJKKO ka vendosur lënien e tij në “arrest me burg” me dy akuza, “korrupsion pasiv” dhe “pastrim parash”.  

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:12
Erion Braçe: Meta-Berisha ishin kundër Reformës në Drejtësi! Thyerja e mitit të pandëshkueshmërisë, meritë e PS

 

Thyerje të mitit të pandëshkueshmërisë, e ka quajtur deputeti Erion Braçe caktimin e masës detyrim paraqitje dhe ndalim për të dalë jashtë vendit për Sali Berishën për aferën e privatizimit të ish kompeksit Partizani. Në emisionin "Kontrast" në Report Tv tha se SPAK dhe GJKKO duhet të mbrohen nga Berisha.

“Ajo reformë nga fillimi deri ne fund (reforma në drejtësi) qe nga dita kur Fatmir Xhafaj e ka përmendur në sallën e Kuvendit deri kur u votua ka qene merite e pastër e PS dhe e te gjithë ndërkombëtareve që e mbështetën deri kur arriti në atë pikë. Jo më larg se dje dëgjova njërin që tha duhet të jemi konseguente gjithë kohës… kur u miratua reforma ju thashë cfarë do të ndodhte, dhe ky ishte Ilir Meta qe ne atë moment kërcënoi me prishje te qeverise. Qëndrim i tij dhe i Berishës ka qenë kundër reformës. Faktori ndërkombëtar iu bëri me dije të gjithë deputetëve se cfarë rëndësie kishte reforma në drejtësi. Fill pas kësaj ka qenë qëndrimi i PS ne çdo hap të reformës. S’ka qenë e lehte se edhe brenda Ps ka pasur mendime te ndryshme. Dy merita Fatmir Xhafës dhe Edi Ramës dhe një lumi njerëzisht që materializuan, duke filluar nga Vasilika Hysi etj… Me tepër qëndrimi i PS qe tha se s’do jete mburoje për këdo qe hetohet nga SPAK. Është dhe merite e PS që miti i pandëshkueshmerise është thyer ne këtë vend.

Mos të të bëjë përshtypje se kush paraqitet nga e majta apo e djathta ne dyert e SPAK. U be e dyta here qe Berisha e quan SPAK organizate kriminale. Jemi mësuar me atë qe thotë Berisha por kjo nuk duhet toleruar. SPAK dhe GJKKO duhet te mbrohen. Berlusconin e sollën si model është njëra qe shkon ne Itali dhe e sjell si shembull. Berlusconin a e keni degjuar ndonjehere ti thote gjykata organizata kriminale. Ka qene e kundërta. Ashtu dhe me Trumpin, nuk i ka quajtur te tilla. PS ka një kontrubut te rëndësishem qe është kthyer në normalitet përballja me drejtësinë.”

Ora 20:00
'Ne s'jemi Call Center', Braçe: Kur Bardhi ishte me Bashën negocionte që të mos i jepnim hapësirë Berishës në Kuvend, tani bën të kundërtën

 

Teksa komentoi kaosin që krijoi grupi i Rithemelimit në Parlament, deputeti Erion Braçe i ftuar në emisionin "Kontrast" në Report Tv ka vënë theksin te ndryshimi i sjelljes politike të deputetit Gament Bardhi, duke filluar nga koha kur ishte me Bashën e tani me Berishën.

"Ajo opozitë ka të vrarë... Në opozitë lideri i minorancës është Gaz Bardhi. Ligjërisht duhet ta njohë partia e tij dhe jo ne. Këta jo vetëm që nuk kanë dëshmorë, falë sjelljes tonë në raport me ta. Është një sjellje që i ka shkuar për shtat rregullave të demokracisë, kushtetutës rregullave.

Ka një instrument në parlament që e kam përdorur pafund zonja Tabaku e ka përdorur pafund, është kërkesa për marrje të dhënash pafund. Gaz Bardhi sa ishte pikë referimi Basha negocionte me kryetaren e Kuvendit për të mos i dhënë hapësirë Berishës. Kërkonte që të mos kishte hapësirë për Berishën. Tani ky kërkon hapësirë për Berishën… Pse ca jemi ne? Call Center. S’mund të na vërë kusht ne. Të gjithë rrotullohen dhe thonë komisioni komisioni, jo po këta s’na njohin kryetarin. C’punë kemi ne të njohim kryetarin. Shkoni e mundeni Lulin me vota ju dhe merrni kryetarin e grupit. S’më intereson fare si do ta zgjidhin ata. Nese si PS nuk na intereson si e zgjidhim çështjen e tyre. Të të bëj një pyetje, kush e ka propozuar zotin Alibeaj në komision? Gaz Bardhi".

 

Ora 19:51
Kaosi në Kuvend, Braçe: Berisha ka nxjerrë potencialin e tij destabilizues për të shantazhuar prokurorët e SPAK, të ndalohet! Duhej jashtë politikës që pas Gërdecit

 

Nga studioja e emisionit “Kontrast” në Report TV deputeti i PS Erion Braçe teksa ka komentuar kaosin e krijuar në seancat e fundit plenare dhe në komisionet parlamentare nga Rithemelimi me në krye Sali Berishën, tha se ish-kryeministri ka nxjerrë potencialin e tij destabilizues për të shantazhuar prokurorët e SPAK.

“Nga njëra anë jam i lumtur me aktet normative qe miratuan sot për fermerin, për paketën fiskale qe ndihmojne bujqesinë e mire dhe masive... Ama nuk mund te lejoj qe gjithçka qe ndodh si destruktive ne Kuvend te jete dialog me gjykatësit dhe prokuroret. Ky eshte turp qe eshte pranuar qe Berisha eshte faktor destabilizues i jashtezakonshem. Ka nxjerre potencialin e tij destabilizues per te shantazhuar prokuroret e SPAK. Fjalet e tij ne adrese te gjykatese duhet te ndalohen. Sali Berisha s'duhet te ishte ne politike qe kur ndodhi Gerdeci, qe kur ndodhen vrasjet ne Bulevard. Pandëshkueshmëria i ka mbajtur sot ne politike.  Nuk mundet qe Kuvendi i Shqipërisë të materializoje betejën apo dialogun e tyre me drejtësinë”, tha Braçe.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Malsi: 03/11/2023 11:20

    Paska lajthitur Brace. Rasti i aferes Partizani mund te kualifikohet si shembull i kapjes se shtetit. Ku si rrjedhoje e bashkepunimit kriminal ndermjet Rames dhe Berishes ka ardhur pasoja kriminale. Porse, nuk i kalon kjo aferave te mepasshme nga ajo e CheckUp, te mbetjet, porti, e per me teper kontrolli enverist partiak mbi shtetin. Kjo eshte kapja me e rende qysh prej diktatures enveriste.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat