Në seancën e sotme për dosjen ‘Partizani’, prokurorja e SPAK, Enkeleda Millonai, është shprehur për kërkesat e marrjes në pyetje të kryeministrit Edi Rama, Silva Bellos dhe Ermir Hasës se “duhet të citohet se për çfarë do të thirren dhe çfarë do të cilësojnë”, ndërsa ia ka lënë në dorë gjykatës të vendosë.
Edhe për kërkesën që të thirret si dëshmitar oficeri i Policisë Gjyqësore Besmir Karanxha për të cilin mbrojtja e ka quajtur “aktivist politik”, SPAK është shprehur që të mos pranohet. “Emërimin e ka marrë në vitin 2023”, thotë SPAK.
Prokuroria e Posaçme ka kërkuar që të mos pranohet as kërkesa për thirrjen e Irena Gjokës duke thënë se nuk kanë lidhje me objekt akuzat dhe të rrëzohet gjithashtu edhe kërkessa për marrjen si provë e deklaratave të Malltezit në portale e emisione.
Seanca është shtyrë për më 15 prill pas gjykata do të marrë kohë për t’u shprehur lidhur me kërkesat për prova.
Lajmi kryesor:
Malltezi kërkon lirimin e 25 pasurive të sekuestruara: Nuk kam lekë! SPAK: Nuk solli prova, ka prona të tjera! Seanca shtyhet më 7 prill












