Akuzave të Sali Berishës se "destinacioni i klubit Partizani nga terren sportiv në truall ndërtimi është ndryshuar me firmën e Edi Ramës", kryeministri i është përgjigjur këtë mbrëmje në studion e “Repolitix” në Report Tv. Përmes dokumenteve të publikuara fillimisht nga Shqiptarja.com, që u shfaqën në ekranin e Repolitix, Rama shpjegoi destinacionin e klubit që është ndryshuar me firmën e tij dhe destinacionin që është ndryshuar pas ndryshimit të ligjeve të sportit nga Sali Berisha. Me firmën e tij Rama tha se leja është dhënë vetëm për disa karakatina, por pas ndryshimeve ligjore nga Sali Berisha u mundësua ndërtimi i pjesës më të madhe të kullave.
Rama: Njëri thotë kështu (referuar deklaratës së Berishës), unë do them të kundërtën, dakord. Këtu flitet për fakte jo për opinion. Mentori ka opinionin e vetë unë tjetër. Kur flasim për fakt, kjo gërma është X, e kjo y. Njëri thotë x tjetri y. Leja e firmosur nga unë ka një hartë. Leja që erdhi si rezultat i ndryshimit të destinacionit dhe si rezultat i ndryshimit të ligjit për sportin ka një hartë. Nxirrni hartat e ta shohin njerëzit me harta.
(Del harta, Rama sqaron hartën). Ja ku është fusha, ja godina ja dhe fushat e tenisit… Leja e dhënë në atë kohë nga KRT është ajo me të kuqe që ka qenë hyrja djathtas te ish klubi Partizani që kanë qenë disa karakatina. S’ka pasur klub. Ajo është leja. Dhe ja ku e ke jeshile. Kurse leja te pjesa tjetër ka ardhur pasi është ndryshuar ligji. Terrenet sportive janë zhdukur dhe pastaj janë bërë ndërtime. Nuk kam çfarë komentoj më këtu.
Me ngjyrë jeshile, pjesë e Klubit Partizani, të cilit iu ndryshuar destinacioni i përdorimit në 2006. Me ngjyrë rozë, gjithë sipërfaqja e Klubit Partizani me praninë e 19 kullave të Jamarbër Malltezit
Në katrorin e kuq shënuar me stilolaps pjesa e Klubit Partizani ku është ndërruar destinacioni i përdorimit në 2006 dhe që nuk prek fushat sportive mbi të cilat më vonë u ndërtuan gjithësesi kullat e Jamarbër Malltezit
Lajmi kryesor:
Rama në ‘Repolitix’ në Report Tv: Pas Strasburgut ‘21 janari’ në dorë të drejtësisë së re! Beleri? Greqia nuk ka mundësi të na bllokojë në BE
B.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Janar, 09:41
Secila parti në zgjedhje me 46 deputetët e parë të fiksuar, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
31.5%
-
Të gabuar
53.8%
-
Nuk e di
14.7%
Vota total: 143
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
FOTOLAJM/ Aleks Soros takohet me kryeministrin Rama në Davos: Shqipëria e para nga të gjitha
23 Janar, 18:42
-
Shqipëria në panairin e turizmit në Madrid, Rama: Qendër vizitorësh nga e gjithë bota
23 Janar, 17:01
-
'Po talleni me njerëzit, 700 kW janë pak', Rama iu përgjigjet komentuesve: Ulëm çmimin e energjisë si askush rrotull nesh! Kush fiton pak, paguan më pak
23 Janar, 11:50
-
Tiranë/ Kërkoi revokim të masës së sigurisë 'Arrest në shtëpi', Apeli i Posaçëm shtyn për nesër vendimin për Jamarbër Malltezin
23 Janar, 09:54
-
Muzeu Etnografik i Krujës, tradita kulturore përjetësohet me anë të teknologjisë VR
23 Janar, 08:40
-
Dhuna në Oborrin Mbretëror, Spahia: Princ Leka do ankimojë vendimin, i motivuar politikisht! Çaça: Duhej të ishte dënuar edhe Elia
22 Janar, 22:40
-
Nga Budapesti në Shkodër, 300 objekte shqiptare do ekspozohen për herë të parë
22 Janar, 21:22
-
Petraj për 21 Janarin: Berisha s’i shpëton dot përgjegjësisë, të gjithë do merren të pandehur! Të analizohen personat në audio, u rikuperuan pamje nga serverat! Pse qëlloi Garda?
22 Janar, 19:06
-
Rama në Forumin e Davosit: Turizmi, kali ynë i betejës! Po angazhojmë arkitektë nga mbarë bota, këtu do ketë projekte që nuk i gjen në rajonin tonë
22 Janar, 14:57
-
Davos/ Rama e Zelensky firmosin marrëveshjen 10-vjeçare në fushën e mbrojtjes! Portet të mbyllura për anijet ruse deri kur të vihet paqja e drejtë
22 Janar, 14:34
-
Eduard Zaloshnja: 46 deputetë tejet të sigurt të Ramës dhe 46 deputetë pothuaj të sigurt të Berishës
22 Janar, 14:01
-
Ligji për Akademinë e Shkencave, shtyhet seanca në Gjykatën Kushtetuese, Ina Zhupa: Rama kërkon të kapë këtë institucion me njerëz politik
22 Janar, 11:05