TIRANË - Shtyhet sërish seanca paraprake në GJKKO për aferën Partizani, që ka si protagonist ish-kryeministrin Sali Berisha dhe dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi. Seanca e radhës u la për datën 31 janar, ora 09:00.
Gjatë seancës së sotme, mbrojtja e Jamarbër Malltezit ka vijuar me pretendimet, të cilat nuk janë përfunduar ende pasi janë edhe 150 faqe.
Në seancë Berisha dhe Malltezi u përfaqësuan nga avokatët.
Berisha është marrë i pandehur për dosjen ‘Partizani’, për të cilën SPAK e akuzon se me një sërë veprimesh i hapi rrugë privatizimit të ish kompleksit sportiv Partizani që u pasua me ndërtimin e 19 kullave, ku përfitues është dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi, i pandehur gjithashtu.
Të pandehur në aferën Partizani janë edhe biznesmeni Fatmir Bektashi, Xhimi Begeja orataku i Malltezit, trashëgimtar i tokës dhe bashkëpronar i 'Homeplan' dhe Andia Pustina, financiere që kryente të gjitha operacionet financiare dhe ligjore të Homeplan.