TIRANË- Këtë të martë (26 dhjetor) në orën 10:00, në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar do të vendoset nëse ish Kryeministri Sali Berisha do të mbyllet në shtëpi me masë sigurie.
Kërkesa e SPAK për zëvendësim mase u bë të premten vetëm një ditë pasi mori autorizimin nga Kuvendi, teksa gjyqtarja Irena Gjoka pritet që më 26 dhjetor ta pranojë këtë kërkesë, pasi më parë do të dëgjojë palët, prokurorët e SPAK dhe mbrojtjen e Berishës. Ende nuk dihet nëse ky i fundit do të jetë në seancë.
Por sot, Sali Berisha sërish ka sulmuar gjyqtaren e GJKKO, Irena Gjoka, ku tha nuk është njëri i lirë, por i kapur.
Në votimin e seancës të së enjtes, 21 dhjetor 2023, në më pak se 9 minuta, me 75 vota pro Kuvendi miratoi kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për të autorizuar për arrestimin e Sali Berishës. Tentativat e vakëta të Berishës, përmes tensioneve në Kuvend dhe protestës përballë, rezultuan të paefektshme për ish Kryeministrin.
Sali Berisha është nën hetim nga SPAK për akuzën e “Korrupsionit pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim. Në dosjen e klubit sportiv “Partizani” thuhet se ish Kryeministri ndikoi që dhëndri i tij Jamarbër Malltezi, sot në arrest shtëpie, të privatizojë kompleksin dhe ndërtojë 19 kulla të cilat i sollën fitim prej 5.4 mln euro.
SPAK ka kërkuar për Sali Berishën masën e sigurisë ‘arrest ne shtëpi’, ndërsa nesër pritet që gjykata të caktojë masën e sigurisë. I pyetur se ‘kush do të drejtojë punën në selinë blu?’, Berisha në një bashkëbisedimi me ndjekësit tha se ai do të përmbushë të gjithë detyrimet, por theksoi se menaxhimin e punës do ta drejtojë një grup i strukturuar në PD.
'Në këtë situatë PD-në do ta drejtojë Sali Berisha. Historia e arrestit të liderëve të opozitës nuk është e re diktaturat e kanë përsëritur. Natyrisht kryesia e ngushtë e saj janë organet që do të merren me drejtimin punëve të saj. Por kryetari kudo që të jetë do të përmbushë detyrimet e tij. E merrni një fakt të kryer për të cilin nuk ka nevojë të komentoj duke u bërë de fakto mbështetës të këtij akti. PD do të ecë drejt fitores dhe përmbysjes së diktaturës.'- tha Berisha.
Sali Berisha ka sulmuar gjyqtaren Irena Gjoka, një ditë para se kjo e fundit të caktojë masën ndaj tij. Në një bashkëbisedim me qytetarët, Berisha tha se gjyqtarja nuk është njëri i lirë, por i kapur.
‘Gjyqtarja nuk ka ndërgjegje profesionale. Gjyqtarja është e kapur, nuk është një njeri i lirë. Natyrisht ajo nuk jep dorëheqjen, iu kërkua dorëheqja asaj, iu dha mundësia. Por ajo faktoi se ajo është njeri fund e krye i kapur për problemet e saj.’- tha Berisha.
-
saliu nuk do qeli,,ai duhet cuar ne litar..
Përgjigju -
Shpresoj, qè si nè rastin e Beqajt, gjykata "ti japè drejtimin" prokurorève tè SPAK, se njè qèndrim nè shtèpi tè vjedhura nè Tiranè,,nuk èshtè masè ndèshkimore qè i pèrshtatet njè ordineri mafioz qè kèrcènon çdo ditè gjykatès dhe prokurorè. Nè burg me kètè pleh.!!!
Përgjigju -
O sali që nuk le njeri pa sharë.. Po ashtu si ty bëjnë dhe qëntë kur u vjen ngordhja.. Une të isha si Irena Gjoka..Do të plasja në burgë derisa të vdisje..
Përgjigju -
Nuk ke lene njeri pa share o Sali.njeriu ne pleqeri shtrohet behet me i bute me i dashur me i aresyeshem por kjo nuk po ndodh me ty ..pse???? Mjer ti ku do ta cosh shpirtin .apo nuk e ke menduar kurre kete?
Përgjigju








Komente
Komento