Afërdita Dreshaj
në një lidhje të re?

Afërdita Dreshaj<br />në një lidhje të re?
Komente të shumta dhe hamendësime nga më të ndryshmet ka ngjallur këngëtarja Afërdita Dreshaj pas një fotoje të publikuar mbrëmjen e djeshme në profilin e saj në Facebook.

Siç shihet edhe në foto dy duar të bashkuara dhe një diçiturë “natën e mirë” të bëjnë të mendosh se me kë është Afërdita në makinë.

Shumë prej fansave mendojnë se ajo mund të jetë dora e Shpatit, ndërkohë që të tjerë mendojnë se një djalë i ri ka hyrë në jetën e këngëtares bukuroshe.

Afërdita është komentuar shumë në media pas ndarjes me këngëtarin Shpat Kasapi dhe pas disa fotove që qarkulluan në mediat e huaja ku thuhej se modelja ishte në krahët e aktorit me famë botërore Leonardo Di Caprio.

aferdita dreshaj

Se cili është mashkulli përkrah Afërditës nuk e dimë, por dimë se një shtërngim i tillë duarsh tregon se është një person mjaft i dashur për këngëtaren.

(Blerta Tusha/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve