Afërdita Dreshaj promovon
“Superstar” mes miqsh e kolegësh

Afërdita Dreshaj promovon<br />“Superstar” mes miqsh e kolegësh
Këngëtarja Afërdita Dreshaj ka promovuar klipin e saj më të fundit në bashkëpunim me reperin Lumi. Kënga titullohet “Superstar” dhe është punuar nga producenti i njohur Blero, ndërsa për videon është kujdesur Max Production.



Në mbrëmjen e promovimit të klipit ishin ftuar personazhe dhe artistë të njohur të ekranit por nuk kanë munguar edhe mediat.  Ndërkohë si “një zonjë shtëpie” e vërtetë Afërdita është shfaqur në formë të mrekullueshme fizike, rrezëllitëse dhe mjaft e e emocionuar për paraqitjen e produksionit të ri muzikor.



“Superstar” është një këngë ritmike, e cila përshtatet stinës së verës. Gjithashtu edhe gjatë klipit paraqitja e Dreshaj ishte mjaft e kuruar.



E pyetur nga  televizioni A1 Report se përse kishte zgjedhur pikërisht Tiranën për këtë promovim, këngëtarja nga Mali i Zi u shpreh se e dashuronte Tiranën si dhe ndihej në shtëpinë e saj në kryeqytetin shqiptar.



13/3
  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Risi në Kombëtare, Sylvinho piketon mesfushorin që luan në Danimarkë! Konkurrencë për Asllanin dhe Ramadanin

Risi në Kombëtare, Sylvinho piketon mesfushorin që luan në Danimarkë! Konkurrencë për Asllanin dhe Ramadanin