Të paktën 28 militantë talebanë janë vrarë në orët e fundit nga sulmet ajrore me avion pa pilot amerikanë në rajonin afgan Nangarhar, raporton Anadolu Agency (AA).
Një zëdhënës i guvernatorit të Nangarhar, Ahmed Yiya Abdulzai ka konfirmuar se forcat amerikane natën e kaluar kanë organizuar sulme me avion pa pilot, ndërkohë që në ato momente mbahej një takim mes militantëve talebanë. Abdulzai shtoi se nga sulmet nuk pati viktima civile.
Nga ana tjetër talebanët nuk e kanë komentuar ngjarjen në fjalë.
Forcat amerikane në javët e fundit kanë rritur ndjeshëm sulmet ndaj talebanëve në lindje të Afganistanit, në të cilën janë përdorur avionë pa pilotë të ushtrisë amerikane. Nga sulmet në ditët e fundit janë vrarë më shumë se 100 talebanë dhe anëtarë të organizatës terroriste DAESH.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com