/ATSH-DPA/ - Një kandidate e caktuar për t'u bërë anëtarja e parë grua e Këshillit të Lartë të Gjykatës Supreme afgane nuk arriti të mbledhë mbështetje të mjaftueshme në parlament duke i dhënë një goditje kushtit të presidentit për të pasur një grua në gjykatë.
Nominimi i Anisa Rassoulit shënon herën e parë që një grua kandidon për postin.
Nëse do të aprovohej, ajo do të kishte qenë gjyqtarja e parë në historinë e vendit.
Megjithatë, ajo mori 88 vota në Dhomën e Ulët, nga 97 që duheshin.
Dështimi ndodhi pavarësisht mbështetjes së presidentit, Ashraf Ghani, i cili kishte premtuar, gjatë fushatës zgjedhore të vitit të kaluar, emërimin e një gjyqtareje në Gjykatën Supreme.
/Shqiptarja.com