Trebishti një fshat në verilindje të Shqipërisë duket një fshat fantazmë, i boshatisur nga banorët e tij të cilët nxitojnë për të marrë pashaportën bullgare e cila u hap derën drejt vendeve të Bashkimit Evropian.
Të paktën kështu raporton në një shkrim të saj agjencia e lajmeve franceze AFP.
Arman Kadriu ka emër shqiptar, por djali i tij 12 vjecar e konsideron veten bullgar.
“Unë nuk dua të rri këtu dhe të kujdesem për lopët. Unë dua të bëhem futbollist” shprehet ai i mbuluar nga djersa teksa gjuan një top në rrugën e fshatit të Gollobord, një rrugë e mbuluar nga balta.
“Të shkosh në Angli me një pasaportë bullgare është e mundur” shton ai teksa shqipton në gjuhën bullgare ‘Mirupafshim’.
Shqipëria dhe Bullgari nuk ndajnë të njëtin kufi.
Shqipëria nuk është një vend anëtar i BE.
Por në projektligjin e ri që po përgatitet në Shqipëri, bullgarët nuk llogariten si minoritet, ndryshe nga grekët, maqedonasit apo serbo-malazezët.
Origjina e sllavëve në komunitete të ndryshme në lindje të Shqipërisë ka qenë shpesh e diskutueshme. Fqinjët maqedonas pretendojnë se ato janë etnitet maqedonas.
Por sipas Agjensisë Shtetërore të Bullgarëve Jashtë, që edhe vendos për nënshtetësinë, familjet bullgare janë vendosur në Shqipëri që në shekullin e pestë dhe pasardhësit e tyre rrjedhin nga diaspora e saj.
Ende nuk ka statistika por organizatat bullgare në Shqipëri vlerësojnë se janë rreth 100.000 pasardhës të tyre në Shqipëri.
Duket se Parlamenti Evropian e pranon dhe në shkurt kërkoi nga Tirana që “të drejtat e etnisë bullgare në zonën e Prespës, Gollobordës dhe Gorës të pasqyrohen në ligj dhe të zbatohen”.
Një rekomandim i tillë ka ngjallur shpresat .
“Cdo ditë rreth 7 apo 8 persona interesohen të marrin nënshtetësinë bullgare” shprehet për AFP Haxhi Pirushi i cili është kryetar i shoqatës Golloborda e Artë e cila jep certifikata për shqiptarët me origjinë bullgare, certifikata që njihen edhe nga qeveria në Sofie të Bullgarisë e mbyll shkrimin AFP.
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com